LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari thotë se i akuzuari përmes thirrjes telefonike pranoi t’i dërgonte gjësendet e ndaluara brenda burgut

Dëshmitari thotë se i akuzuari përmes thirrjes telefonike pranoi t’i dërgonte gjësendet e ndaluara brenda burgut

Zyrtari policor Avdyl Sekiraqa, në cilësinë e dëshmitarit, ka thënë se me anë të thirrjes telefonike është vërtetuar se i akuzuari, oficeri korrektues Bajram Rexhaj, kishte pranuar t’i marrë gjësendet dhe t’i dërgonte në hapësirat e burgut.

Këtë deklarim dëshmitari e ka dhënë të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren në rastin ku Bajram Rexhaj akuzohet më 16 mars 2022 kishte pranuar ryshfet 50 euro me qëllim që të fusë gjëra të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.


“Në konsultim me shefin e hetimeve dhe unë si bartës i lëndës kemi vendosur ta telefonojmë dhe ta zbatojmë urdhëresën për simulim, me të cilën thirrje është vërtetuar se Bajram Rexhaj ka pranuar të takohet dhe t’i merr ato gjësende dhe t’i dërgojë në hapësirat e burgut”, ka thënë dëshmitari Sekiraqa.

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Besnik Berisha, dëshmitari ka pohuar se ka qenë përgjegjës i hetimit të zhvilluar ndaj të akuzuarit Rexhaj.

Dëshmitari Sekiraqa ka treguar se urdhëresat për disa masa të fshehta të hetimit kanë qenë të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren, nga një gjykatës i kësaj gjykate dhe se personalisht i ka marrë të njëjtat.

I njëjti, ka pohuar se sipas urdhëresës ka bërë edhe përgjimin e bisedave telefonike të akuzuarit Rexhaj dhe se ka transkriptuar vetëm bisedat që kanë qenë relevante lidhur me rastin.

I pyetur nga avokati Berisha, se raporti i 16 marsit 2023, është hartuar para ekzekutimit të masës për simulim apo pas saj, dëshmitari ka thënë se ky njoftim është bërë para ekzekutimit të masës për simulim, me të cilin është njoftuar Prokuroria se çfarë veprime do të ndërmarrim dhe çfarë do të përdoret për simulim.

Dëshmitari ka treguar se takimin me të akuzuarin Rexhaj e kishte aranzhuar vet.

Tutje, ai tha se përmes telefonit të akuzuarit Rexhaj i është prezentuar si shok apo një kushërir i një të burgosuri për t’i dërguar të njëjtit kartelat e telefonit dhe parfumin.

Po ashtu, ai tha se gjatë asaj bisede nuk i ka përmend të hollat, e që arsyeja pse është shkruar në raport lidhur me ryshfetin është bazuar në përgjimet e telefonit.

Sekiraqa tha se në rastin konkret nuk ka pasur intervistim të ndonjë personi për dhënie ryshfeti, me arsyetimin se nuk kanë dashur të prishin hetimin.

Në pyetjen e avokatit Berisha, se a është në dijeni që urdhëresa për simulin nuk e lejon personin që merr pjesë në simulim të ketë rol aktiv, dëshmitarit Sekiraqa tha se është në dijeni por që në këtë rast nuk ka ndodhur stimulim.

Dëshmitari tha se pas marrjes së urdhëresës janë konsultuar me prokurorin dhe se veprimet që i kanë ndërmarrë nuk bien ndesh me asnjë nen të procedurës penale.

I njëjti ka thënë se i akuzuari Bajrami e ka bërë refuzimin për të dërguar telefon në burgun e Prizrenit dhe se refuzimi ka qenë vetëm për telefon, kurse për sendet e tjera jo.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Artan Sejrani seancën e sotme e ka ndërprerë, kurse seanca e radhës për këtë rast është caktuar të mbahet më 8 qershor 2023, raporton betimiperdrejtesi.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori