LAJMI I FUNDIT:

Dëshironi ta eliminoni yndyrën viscerale? Duhet të hiqni dorë nga këto tri ushqime

Dëshironi ta eliminoni yndyrën viscerale? Duhet të hiqni dorë nga këto tri ushqime
(Foto: Pexels)

Yndyra viscerale nuk është vetëm një shqetësim kozmetik, por edhe një rrezik i rëndësishëm shëndetësor që shpesh kërkon vëmendje.

Lidhja me probleme të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare dhe rezistencën ndaj insulinës, nxjerr në pah nevojën për strategji efektive për ta reduktuar atë.


Përderisa shprehitë e të ushqyerit ndikojnë ndjeshëm në akumulimin e yndyrës viscerale, shpesh është befasuese të zbulohet se si disa ushqime – në dukje të padëmshme – mund të kontribuojnë në ruajtjen e saj.

Pa përpjekje shtesë: Disa metoda me ndihmën e të cilave do t’i humbni kilogramët e tepërt
Lexo po ashtu Pa përpjekje shtesë: Disa metoda me ndihmën e të cilave do t’i humbni kilogramët e tepërt

Meaghan Greenwood, një dietologe e regjistruar, ka zbuluar për She Finds tri ushqime befasuese që duhen hequr nëse doni ta eliminoni yndyrën e barkut.

Jogurti me shije

Derisa jogurti shpesh konsiderohet një zgjedhje e shëndetshme, varietetet me shije shpesh vijnë me sheqerna të shtuar dhe ëmbëltues artificialë, duke kontribuar në rritjen e marrjes së kalorive dhe shtimin e mundshëm të peshës, veçanërisht në zonën e barkut. Konsumimi i tepërt i sheqerit lidhet me rezistencën ndaj insulinës dhe inflamacionin – faktorë kyçë në ruajtjen e yndyrës viscerale. Duke zgjedhur jogurt të thjeshtë, pa sheqer dhe duke shtuar shije natyrale, si fruta të freskëta ose pak mjaltë, ju mund të shijoni përfitimet ushqyese të jogurtit pa efektet e dëmshme të sheqernave të shtuara.

Brumërat komercialë

Eliminimi i produkteve të pjekura komerciale nga dieta juaj mund të jetë një hap kyç në heqjen e yndyrës viscerale dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm. Shumica e produkteve të pjekura në treg janë të pasura me karbohidrate të rafinuara, trans yndyra dhe sheqerna të shtuara, që kontribuojnë në shtimin e peshës, rezistencën ndaj insulinës dhe inflamacionin – faktorë kyçë në akumulimin e yndyrës viscerale. Një rritje e shpejtë e niveleve të sheqerit në gjak për shkak të konsumit të këtyre brumërave, mund të çojë në rritjen e ruajtjes së yndyrës, veçanërisht në zonën e barkut.

Po përpiqeni t'i humbni kilogramët e tepërt? Konsumoni më shpesh këto tri lloje ushqimesh
Lexo po ashtu Po përpiqeni t'i humbni kilogramët e tepërt? Konsumoni më shpesh këto tri lloje ushqimesh

Pijet e ëmbla

Heqja e pijeve me sheqer nga rutina juaj e përditshme mund të jetë një hap vendimtar në rrugën drejt heqjes së yndyrës viscerale. Pijet e ëmbla, si pijet e gazuara dhe lëngjet e frutave, shpesh janë të ngarkuara me sheqer, gjë që kontribuon në marrjen e tepërt të kalorive dhe një rrezik në rritje të akumulimit të yndyrës organike. Konsumi i lartë i sheqerit është i lidhur me rezistencën ndaj insulinës dhe inflamacionin, duke nxitur ruajtjen e yndyrës rreth organeve vitale. Duke hequr dorë nga këto pije me sheqer dhe duke zgjedhur ujë, çaje bimore ose alternativa të tjera me kalori të ulët, jo vetëm që po e reduktoni marrjen e përditshme të kalorive, por gjithashtu po mbështetni një shëndet më të mirë metabolik. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori