LAJMI I FUNDIT:

Deshifrimi i të shifruarve

Përmes lustracionit po kërkohet që të deshifrohen të gjithë të shifruarit të cilët kanë pasur lidhje direkt me shërbimin sekret jugosllav. Në këtë mënyrë ndoshta disa mendojnë se arrijnë deri tek e vërteta e cila duhet të dihet dhe të krijohet një siguri në vet administratën shtetërore. Por, në fakt përmes deshifrimit të të shifruarve në këtë shtet krijohet një frikë dhe turbullirë ende më e madhe. Atëherë kjo praktikë i jep leje secilës qeveri që të etiketoj “armiqtë” e saj si të shifruar dhe në këtë mënyrë lustracionin e përdorë si alibi për të zhdukur prej skenës politike armiqtë e saj.

Kjo mënyrë e veprimit frikëson edhe qytetarët e Maqedonisë, e veçanërisht shqiptarët të cilët shpesh herë edhe janë pre e montimeve politike të gatuara nga garnitura të ndryshme sllave. Nuk ka nevojë të kërkohet deshifrim i të shifruarve në një shtet si Maqedonia, përderisa ky shtet është pran integrimit të saj në Unionin Evropian dhe i cili më së shumti ka nevojë për një stabilitet të brendshëm social e politikë.


Maqedonisë do i kushtojë shumë nëse ngec në këto procese integruese dhe nëse nuk gjënë formulën e zgjidhjeve ekonomike të qytetarëve të saj. Në anën tjetër nuk bën të amnistohen të shifruarit në kohën e Jugosllavisë të cilët kanë djegur mijëra qytetar shqiptar të pafajshëm duke i burgosur dhe internuar nëpër vende të ndryshme. Por, përderisa ekziston edhe politizimi i kësaj çështjeje nga ana e partisë në pushtet, unë shpresoj që kjo çështje asnjëherë të mos zgjidhet dhe gjithmonë të ngelet kështu e padefinuar mirë.

Përderisa sulmohet dhe preket në organizimin e të shifruarve të një shteti, atëherë preket dhe sulmohet në brendinë, shpirtin e atij shteti. Në mungesë të organizimit të të shifruarve të Kosovës, sot po krijohen shumë kriza politike atje nga qarqe të ndryshme të cilat dëshirojnë të krijojnë opinion negativ në shoqëri, se shqiptarët nuk dinë të mbajnë shtet dhe nuk janë në gjendje as të themelojnë sigurinë e brendshme të shtetit të tyre.

Përderisa në vendet perëndimore i shifruar është edhe një qytetar i thjesht plak i cili të lajmëron në shtet për ndotjen e ambientit të shtetit të tij, sot në Kosovë jo që gjejmë të shifruar të këtillë, por edhe të shifruarit e vërtet nuk kujdesen dhe nuk e ruajnë idenë e shtetit të pavarur. Nëse flasim për rëndësinë e njerëzve të shifruar, atëherë do të na duhej të përmendim realitetin e shteteve dhe funksionimit të tyre në botë. Ka të shifruar të tillë të cilët shesin informatat e tyre për më shumë së një agjenci zbulimi. Të tjerët bëhen kurban i mos shitjes së informatave deri tek agjencionet tjera që ofrojnë shërbimeve të këtilla dhe në këtë mënyrë mbrojnë dinjitetin dhe integritetin e vet shtetit.

Nga literatura që kam lexuar në lëmin e të shifruarve kam hasur në dy burime financimi të veprimtarisë së tyre: prostitucioni dhe droga. Shteti duhet të përdor burime më të pastra për të pasur të shifruar më të sigurt dhe më të sinqertë në veprimtarinë e tyre për shtetin. Bota e tyre njihet si bota e padukshme ose bota e rrezikshme e cila ekziston, dimë për të, por nuk e njohim. Është një botë e cila ekziston qysh me krijimin e djallit. Ndoshta kjo është cilësia e vetme e kësaj krijese e cila i ka shërbe shumë njerëzimit. Sepse njerëzimi bazohet mbi modele të marra prej krijesave të ndryshme. Ata marrin model insektet, kafshët, njerëzit, e deri tek djalli i cili luan rolin më negativ në shoqërinë njerëzore.

Maqedonia ka nevojë për de politizim të organizimit të të shifruarve në këtë vend. Zaten vet termi i shifruar është enkas për shtetin dhe jo për popullatën. Vetëm shteti e di formulën e tyre, por jo edhe njerëzit. Kur tentohet që të shifruarit të lustrohen dhe ta kuptoje edhe popullata se këto janë të shifruarit, atëherë në shtet krijohet pasiguri dhe i jepet hapësirë qarqeve të ndryshme politike që sa herë që mbërrijnë në pushtet të kërkojnë një realizim të këtillë.

Në anën tjetër askush nuk mund ta etiketoj dikë si të shifruar, përderisa vet nuk është pjesë e organizimit të tyre. Këtë gjë bile nuk duhen ta bëjnë as shtetet e caktuara në publik, por me të shifruar të këtillë të merren në mënyrë të veçantë dhe ti pastrojnë gjërat e tyre në atë mënyrë. Por, si duket “monarkut” Gruevski po i duket pak publiciteti i tij që po i bën mospunës së tij në media, prandaj tash duhet të merret edhe me të shifruarit me qëllim që të shtoj pak rejtingun e tij nga institute të themeluara nga nën hija e tij. Kjo nuk do të thotë se unë po i dalë në krah të shifruarve të Jugosllavisë, se kur ka ekzistuar Jugosllavia dhe ka qenë në prag të shkatërrimit të saj, ndërsa unë pak para shkatërrimit të saj kam ardhur në botën e kaosit 19 vjeçar të quajtur Republika e Maqedonisë.

Veprimtaria e “monarkut” Gruevski përmes lustracionit, por edhe përmes disa dikastereve të tij është mjaft e dëmshme në Republikën e Maqedonisë.
Bëhet bujë e madhe për akreditimin e vetëm disa paraleleve në gjuhën shqipe në Shkup, nga e cila bujë ende përfundimisht nuk është zgjidhur problemi i atyre nxënësve, ndërsa ministri i arsimit, ndërhynë në ingerencat e komunave më të mëdha shqiptare në Maqedoni, Tetovë dhe Gostivar, duke mënjanuar vendimet e tyre për ndërrim të kuadrit arsimor edhe duke treguar para masës së gjerë politike dhe masës së gjerë të popullatës se kush është “monark” në këtë shtet.

Përderisa na kaplon një realitet i këtillë politikë a-funksional në këtë vend, atëherë me deshifrimin e të shifruarve vetëm se i shtohen brengat qytetarëve të Maqedonisë dhe ende më shumë rritet pasiguria dhe pakënaqësia e qytetarëve të këtij vendi me qeverisjen e “monarkut” Gruevski.

Në trend

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Kalo në kategori