LAJMI I FUNDIT:

Deshi t’ua vjedh ushqimin turistëve, elefantit i ngec hunda brenda veturës – për pak sa nuk e rrokullis (Foto)

Deshi t’ua vjedh ushqimin turistëve, elefantit i ngec hunda brenda veturës – për pak sa nuk e rrokullis (Foto)

Turistët panë më shumë se që kishin pritur, kur një elefant për pak sa nuk ua rrokullisi veturën në të cilën ata gjendeshin.

Kafsha kurioze kishte futur kokën brenda dritares së veturës duke kërkuar ushqim, por i ngeci brenda hunda, duke ia pamundësuar shoferit lëvizjen e lirë, transmeton Telegrafi.


Nga frika e madhe se mund t’i ndodh diçka, njëri nga turistët është fotografua duke dalur nga vetura e cila për pak sa nuk u rrokullis.

Këtë ngjarje të pazakontë e ka dokumentuar me disa fotografi, Sergey Savvi, 37-vjeç nga Rusia, i cili ishte në një udhëtim me bashkëshorten në parkun nacional të Shiri Lankës.

“Ishte një moment rrëqethës por njëherit argëtues. Elefanti bërtiste sikur i çmendur, duke krijuar re tymi me këmbët që i shkundte dhe e lëvizte veturën”, ka deklaruar autori i fotografive. /Telegrafi/