LAJMI I FUNDIT:

Deschamps zbulon se çfarë shkoi keq për Francën në finalen e Botërorit

Deschamps zbulon se çfarë shkoi keq për Francën në finalen e Botërorit

Trajneri i Francës, Didier Deschamps pranoi se lojtarët e tij dështuan të paraqiten në nivelin e duhur dhe nuk kishin qëndrimin korrekt gjatë gjysmës së parë të humbjes së tyre në finalen Kampionatit Botëror kundër Argjentinës.

Fituesit e sapokurorëzuar të trofeut ishin 2-0 në pjesën e parë, pas penalltisë së realizuar nga Lionel Messi dhe golit të bukur nga Angel di Maria në minutën e 36-të, ndërsa Les Blues përpiqeshin të gjenin vetën e humbur në fushë.


Nënkampionët ishin jashtë ritmit deri në minutën e 80-të, kur Kylian Mbappe realizoi një dygolësh për 97 sekonda për të shpëtuar Francën dhe për të çuar ndeshjen në vazhdime.

Deschamps duhej të kënaqej me një medalje nënkampione pavarësisht rikuperimit të skuadrës së tij nga 2-0.

Les Bleus mbetën përsëri prapa në minutën e 108-të përpara se penalltia e dytë e Mbappes në ndeshje, 10 minuta më vonë i dha francezit një hat-trick dhe e çoi takimin në penallti.

“Ne nuk arritëm plotësisht të paraqiteshim në pjesën e parë. Ne e prisnim (intensitetin e tyre), nuk kishim as qëndrimin e duhur dhe as përgjigjen e duhur”, ka thënë Deschamps pas ndeshjes.

“Do të duhet shumë për t’i shqetësuar ata dhe për t’u rikthyer. Ata me të vërtetë po luanin një finale të jetës së tyre”.

Didier Deschamps pranoi se lojtarët e tij 'dështuan të paraqiten' në pjesën e parë kundër Argjentinës.

Kampi francez u godit nga një virus përpara finales, pasi Adrien Rabiot, Dayot Upamecano dhe Kingsley Coman u detyruan të mungonin në gjysmëfinale kundër Marokut për shkak të sëmundjes.

Të tre u rikuperuan për t’u paraqitur në finale, megjithëse Coman humbi një penallti vendimtare për Francën në gjuajtje.

Deschamps shtoi: “Ne nuk u paraqitëm për arsye të ndryshme (në 60 minutat e parë). Na është dashur të përballemi me gjëra të vështira në 4 ditët e fundit. Sëmundja dhe më pas gjërat kolektive”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Tuchel zbulon 'sekretin' e Harry Kane para ndeshjes në Santiago Bernabeu

Tuchel zbulon 'sekretin' e Harry Kane para ndeshjes në Santiago Bernabeu

Liga e Kampionëve
Lojtarët e Real Madridit do të marrin nga një bonus marramendës nëse fitojnë tripletën

Lojtarët e Real Madridit do të marrin nga një bonus marramendës nëse fitojnë tripletën

La Liga
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Kalo në kategori