LAJMI I FUNDIT:

Deschamps: Unë kurrë nuk do ta harroj atë që tha Benzema, asnjëherë

Deschamps: Unë kurrë nuk do ta harroj atë që tha Benzema, asnjëherë

Dider Deschamps nuk e ka përfshirë Karim Benzeman në skuadrën e Francës që kur u shfaq çështja me Mathieu Valbuena në vitin 2015, por ai ka thënë se pretendimet e sulmuesit të Real Madridit për racizëm mbeten shumë të pranishme në mendjen e tij.

Benzema është ‘dëbuar’ nga futbolli ndërkombëtar ndërsa pret gjyqin për shantazhin e pretenduar nga ish-shoku i ekipit, Valbuena.


Megjithatë, 33-vjeçari ka sugjeruar që origjina e tij algjeriane është arsyeja e vërtetë për përjashtimin e tij.

Benzema nuk do të luajë më për Francën derisa trajner është Deschamps
Lexo po ashtu Benzema nuk do të luajë më për Francën derisa trajner është Deschamps

“Deschamps i është përkulur presionit nga një pjesë raciste e Francës”, kishte thënë Benzema në gazetën Marca në vitin 2016.

Deschamps është prekur shumë nga këto akuza, të cilat herë pas here janë shëmtuar, me kërcënime të bëra ndaj familjes së tij.

“Ajo la gjurmën e saj. Edhe nëse zbehet pak me kohën, nuk mund ta harroj”, ka thënë fillimisht Deschamps për RTL.

“Nuk ka të bëjë vetëm me Karim Benzema, ka komente nga njerëz të tjerë që kryen këtë dhunë ndaj familjes time”, përfundoi francezi.

Shtëpia familjare e Deschamps është sulmuar dhe ai u përpoq të padisë Benzeman për komentet e tij, por gjykatat hodhën poshtë pretendimin e tij.

Benzema ftohet në gjyq për çështjen rreth shantazhit ndaj Valbuenas
Lexo po ashtu Benzema ftohet në gjyq për çështjen rreth shantazhit ndaj Valbuenas

Eric Cantona ishte një nga ata që sugjeruan që etnia e Benzemas kishte luajtur një rol në Deschamps duke e lënë atë jashtë, kur ai foli për Guardian në vitin 2016.

“Benzema dhe Ben Arfa janë dy nga lojtarët më të mirë në Francë dhe nuk do të luajnë në Kampionatin Evropian”.

“Dhe me siguri, Benzema dhe Ben Arfa, origjina e tyre është nga Afrika e Veriut. Pra, debati është i hapur”, kishte deklaruar Cantona. /Telegrafi/