Trajneri francez, Didier Deschamps thotë se Shqipëria nuk mund të quhet vetëm një surprizë në evropian dhe shpreson që në përballjen me kuqezinjtë në fazën e grupeve, të lihet pas figura e keqe në dy ndeshjet miqësore të zhvilluara në eliminatore.
Deschamps ka folur për Federatën Shqiptare të Futbollit, ku bën edhe një analizë për kundërshtarët e tjerë të grupit.
Vendi juaj ka fituar dy finale Evropiani , në 1984 dhe 2000. Çfarë nënkupton një titull i tretë , sidomos kur luani në shtëpi?
Deschamps: Kjo do të tregojë se futbolli francez po punon në drejtimin e duhur dhe që vazhdon të formojë dhe stërvisë lojtarë shumë të mirë, që do të sjellin suksese të bukura për klubet e mëdha evropiane. Shumë mendojnë se kjo do të jetë e dëmshme për kampionatin francez, por besoj se ekipi kombëtar do të përfitojë nga ky progres i shpejtë.
Në raudin e parë do të ndesheni kundër Zvicrës, Rumanisë dhe Shqipërisë. Kush është për ju kundërshtari më i fortë?
Deschamps: Grupi është shumë homogjen dhe analistët e vendosin Francën si favorite duke qenë dhe vend organizator. Por ne kemi respekt të jashtzakonshëm për kundërshtarët tanë. Nuk besoj se kemi avantazh që ndeshjen e hapjes e luajmë kundër një ekipi të vështirë dhe kurajoz siç është Rumania.
Çfarë pritshmërish keni nga Shqipëria?
Deschamps: Ne shpresojmë që të gjejmë një mënyrë për të zgjidhur problemet që kishim gjatë ndeshjeve kualifikuese kundër ekipit të Shqipërisë (barazim në Rennes, humbje në Tiranë). Këtu ka të bëjë dhe fati. Nëse një ekip merr 5 nga 6 pikët e mundshme në vetëm 2 ndeshje, nuk mund të pretendojmë se ishte vetëm një surprizë.
Kë nga lojtarët njihni më mirë?
Deschamps: Ne e kemi studiuar mirë mënyrë e lojës e të gjithë ekipit të Shqipërisë, kështu që i dimë karakteristikat e tyre, forcën dhe në raste kur ka edhe dobësinë e tyre.
Si e gjykoni punën e trajnerit De Biasi? Ai e kualifikoi Shqipërinë për herë të parë në histori në Kampionatin Evropian.
Deschamps: Ai ka bërë një punë të shkëlqyer dhe nuk e them për t’i bërë qejfin. Në aspektin futbollistik, ai mori më të mirën e shkollës italiane dhe e aplikoi tek ekipi shqiptar. Ai i arriti këto rezultate me burime të pamjaftueshme, burime qe nuk krahasohen me nivelin italian. Aftësia për t’u përshtatur është një tregues i mirë për të nxjerrë në pah një trajner të mirë.
Parashikimi juaj, kush do të kurorëzohet Kampion Evrope?
Deschamps: Unë nuk bëj asnjëherë parashikime, por të gjithë e dinë se mund të jenë 5 ose 6 skuadra që do të kenë mundësitë më të mëdha për ta gjetur veten në finale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale” – Xhaka flet pas fitores së madhe
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës – shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale
Vlerësimi për Berat Gjimshitin dhe të tjerët, Marsille 1-1 Atalanta
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe