LAJMI I FUNDIT:

Deschamps publikon listën për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Gjermanisë dhe Holandës

Deschamps publikon listën për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Gjermanisë dhe Holandës
Didier Deschamps (Getty Images)

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e skuadrës së Francës për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve.

Les Bleus fituan Kupën e Botës muajin e kaluar, dhe çuditërisht trajneri Deschamps ka zgjedhur të mbajë besim tek skuadra që triumfoi në Rusi.


Nga 23 që ishin në turne, vetëm Steve Mandanda është lënë jashtë listës pas një lëndimi, me Benoit Costil që e zëvendëson atë.

Franca mposht Kroacinë dhe shpallet kampion bote
Lexo po ashtu Franca mposht Kroacinë dhe shpallet kampion bote

N’Zonzi dhe Matuidi mbajnë vendet e tyre, dhe Adil Rami është rikthyer përkundër faktit që u tërhiq pas Kupës së Botës.

Kombëtarja e Francës (Getty Images)

Franca do të përballet me Gjermaninë dhe Holandën gjatë pushimeve ndërkombëtare.

Gjermania publikon listën për Ligën e Kombeve, kthehet Leroy Sane
Lexo po ashtu Gjermania publikon listën për Ligën e Kombeve, kthehet Leroy Sane

Skuadra e plotë e Francës:

Portierë: Alphonse Areola [Paris Saint-Germain], Benoit Costil [Bordeaux], Hugo Lloris [Tottenham Hotspur]

Mbrojtësit: Lucas Hernandez [Atletico Madrid], Benjamin Pavard [Stuttgart], Samuel Umtiti [Barcelona], Presnel Kimpembe [Paris Saint-Germain], Adil Rami [Marseille], Raphael Varane [Real Madrid], Benjamin Mendy [Manchester City] Djibril Sidibe [Monako]

Mesfushorët: N’Golo Kante [Chelsea], Paul Pogba [Manchester United], Blaise Matuidi [Juventus], Corentin Tolisso [Lyon], Steven Nzonzi [Roma]

Sulmuesit: Moussa Dembele [Barcelona], Antoine Griezmann [Atletico Madrid], Florian Thauvin [Marseille], Nabil Fakir [Lyon], Olivier Giroud [Chelsea], Kylian Mbappe [Paris Saint-Germain]

/Telegrafi/