Deschamps ka frikë nga Rooney

Marseille nesër do të përballet me Manchester United në Velodrome në kuadër të 1/8-tës së finales së Ligës së Kampionëve.
“Forma e Rooney tashmë është shumë më e mirë. Ai ka pasur vështirësi gjatë Kupës së Botës por ai po rikthehet. Berbatov është një kërcënim i madh për shkak të golave të tij. Vetëm një do të luajë sigurisht, por Rooney mund të luajë në krah. Edhe nëse nuk ka shënuar shumë këtë sezon, ai ende ka dhënë shumë asistime për gola”.
“Berbatov është shumë efikas, edhe pse sezonin e kaluar nuk ka qenë në formën më të mirë. Por ata janë lojtarë me dhunti dhe kjo është arsyeja se pse United është në maje të ligës”, ka thënë Deschamps. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/02/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































