LAJMI I FUNDIT:

Deschamps jep versionin e tij për largimin e Benzemas nga Franca, sulmuesi e quan trajnerin gënjeshtar

Deschamps jep versionin e tij për largimin e Benzemas nga Franca, sulmuesi e quan trajnerin gënjeshtar

Didier Deschamps ka dhënë një intervistë për Le Parisien në të cilën ka folur për aspekte të ndryshme që lidhen me situatën aktuale të kombëtares franceze.

Largimi i Noel Le Graet, rinovimi i tij si trajner, por pika më e diskutueshme ishte kur u pyet për Karim Benzema dhe largimi i tij i parakohshëm nga Doha para Kampionatit Botëror në Katar.


I pyetur nëse ylli i Real Madridit duhet të kishte qëndruar edhe disa ditë derisa të kishte një diagnozë më të fortë të lëndimit të tij, Deschamps tha: “Ka vetëm një të vërtetë dhe Karim e di mirë atë. Karim u bashkua me ekipin më 14 nëntor pas një periudhe gjysmë joaktiviteti në klubin e tij (ndeshja e tij e fundit me Real Madrid ishte më 2 nëntor kundër Celtic, ai kishte luajtur 26 minuta). Ai ndoqi një program të individualizuar, kthimi i tij në stërvitje kolektive u shty. Nuk isha 100 për qind i sigurt se mund ta nisja ndeshjen e parë kundër Australisë. Kur Karim u lëndua, mjeku ynë e çoi në klinikën Aspetar për një skanim. Karim ia dërgoi rezultatet një doktori të tij në Madrid, i cili gjithashtu i dha mendimin e tij. Kur u kthye në hotel, tashmë kishte kaluar mesnata. E takova atë në dhomën e tij me mjekun tonë që kishte ardhur për të më dhënë raportin e skanimit”.

Karim Benzema pensionohet nga futbolli ndërkombëtar
Lexo po ashtu Karim Benzema pensionohet nga futbolli ndërkombëtar

Trajneri francez siguron që diagnoza e mjekut ishte e qartë dhe zbulon gjithashtu se si u falsifikua largimi i Benzemas nga kampi francez.

“Karim është i mërzitur sepse ky Botëror do të thoshte shumë për të. Më tha se kishte vdekur. Në rastin më të mirë, kthimi i tij në stërvitje nuk mund të ndodhte para datës 10 dhjetor. Në deklaratën e tij në rrjetin e tij social, ai shpreh zhgënjimin e tij se duhet të largohet, por ai e justifikon këtë zgjedhje me shqetësimin e tij për të menduar për ekipin. Ne ishim bashkë për rreth njëzet minuta. Kur e pash, i them: ‘Karim, mos nxito’. Ti organizon kthimin me trajnerin ekipi. Kur zgjohem, e kuptoj se ai është larguar. Është vendimi i tij, ai nuk do t’ju thotë ndryshe, unë e kuptoj dhe e respektoj këtë”, shtoi ai.

Deschamps konsideron se ai nuk ishte i përshtatshëm për të marrë pjesë në Katar: “A mendoni vërtet se është i krahasueshëm me intensitetin e një gjysmëfinale të Kupës së Botës? Pavarësisht talentit dhe statusit të tij që askush nuk e ka kontestuar ndonjëherë, a mund ta imagjinoni të kthehet në momentin e fundit? Vetë Karim më tha se nuk do të ishte gati”.

Arabia Saudite tundon Ramosin, Modricin dhe Benzeman: Dy vjet, 60 milionë euro neto dhe pa taksa
Lexo po ashtu Arabia Saudite tundon Ramosin, Modricin dhe Benzeman: Dy vjet, 60 milionë euro neto dhe pa taksa

Ai gjithashtu theksoi se nuk kishte asnjë shqetësim nga pjesa tjetër e lojtarëve me Benzemën.

“Aspak. Asnjë lojtar nuk ishte i kënaqur me largimin e tij sipas asaj që mund të dëgjohej apo lexohej. Këtë e di edhe Karim. Nuk e di kush i përhap ato thashetheme. Nuk është më as polemikë, është keqdashje. Po të shfaqeshin buzëqeshjet, jo sepse Karim na kishte lënë, por sepse skuadra po fitonte”, vazhdoi strategu i Gjelave.

Gjërat te Franca bëhen edhe më të shëmtuara, tani përfshihet edhe agjenti i Karim Benzemas
Lexo po ashtu Gjërat te Franca bëhen edhe më të shëmtuara, tani përfshihet edhe agjenti i Karim Benzemas

Deschamps kujtoi herën e fundit që kishte folur me Benzeman dhe bisedën që kishin: “E telefonova pas rinovimit të kontratës. Kemi biseduar gjatë. E kam telefonuar sërish kohët e fundit për të zbuluar predispozicionin e tij për telefonatat e radhës dhe ai konfirmoi vendimin e tij për t’i dhënë fund karrierës së tij ndërkombëtare. Mos më pyesni për argumentet e tij, do të jetë në dorën e tij t’i komunikojë ato ose jo”.

Por, Benzema ka reaguar në Instagram për intervistën e Deschamps për Le Parisien:”Sa i guximshme” ai shtoi dhe “i dashur Didier, natën e mirë”. Të dyja frazat shoqërohen me fytyrën e një kllouni. Ai gjithashtu siguron që me këtë version të ngjarjeve Deschamps “gënjen”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori