LAJMI I FUNDIT:

Derisa po merrte pjesë në një lojë, peruania 18-vjeçe bie nga 9 metra lartësi – thyen këmbët, duart e boshtin kurrizor (Video)

Derisa po merrte pjesë në një lojë, peruania 18-vjeçe bie nga 9 metra lartësi – thyen këmbët, duart e boshtin kurrizor (Video)

Ky është momenti rrëqethës kur një nxënësve 18-vjeçe thyen këmbët, duart dhe boshtin kurrizor, pasi bie nga nëntë metra lartësi derisa po merrte pjesë në një lojë në një park në Peru.

Ariana Pamela Angeles Huertas ishte lejuar të marrë pjesë në lojën “Jump into the Void”, ku pa përdorur pajisje mbrojtëse u ngjit në një lodër dhe në një moment rrëshqiti dhe ra në tokë, transmeton Telegrafi.


Pamjet e këtij moment janë filmuar nga toka në parkun Joy në Trujillo. E familjarët e vajzës kanë akuzuar organizatorët për neglizhencë. Për ta shmangur më të keqen, ajo ishte dërguar me urgjencë në spital ku është konstatuar se duhet t’i nënshtrohet dhjetë ndërhyrjeve kirurgjike.

E parku ku janë mbajtur lojërat do të vazhdoj të qëndroj i mbyllur, derisa të konstatohet edhe zyrtarisht shkaku i këtij incidenti. Videoja e postuar më poshtë nga të afërmit e vajzës, tregon 18-vjeçaren duke buzëqeshur derisa po bëhej gati të kërcente nga platforma. /Telegrafi/