LAJMI I FUNDIT:

Derisa po merr shumë kritika si brenda ashtu edhe jashtë Unitedit, motrat e Ronaldos u vërsulen kritikëve

Derisa po merr shumë kritika si brenda ashtu edhe jashtë Unitedit, motrat e Ronaldos u vërsulen kritikëve

Motrat e Cristiano Ronaldos janë në kundërofensivë me Katian duke shpërthyer ndaj kritikëve me mesazhin “hipokritë mosmirënjohës”.

Ylli 37-vjeçar ka pushtuar ballinat e mediave ndërkombëtare me intervistën e dhënë për Piers Morgan, derisa e tëra do të transmetohet sot (e mërkure) dhe nesër.


Motra e Ronaldos, Elma, ka mbrojtur yllin e United për fjalën e tij, duke thënë se “po thuhet e vërteta”.

Katia i ka kritikuar kritikët e Ronaldos si hipokritë

Ronaldo sulmoi klubin e tij Manchester United, duke i akuzuar ata për tradhti gjatë asaj që ishte një periudhë e vështirë për familjen e tij, pas vdekjes së djalit, në atë që ishte dhe lindja e vajzës.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë pranoi gjithashtu se ai nuk e respekton trajnerin Erik ten Hag, ndërsa sulmoi ish-shokët e skuadrës Wayne Rooneyn dhe Gary Nevillen.

Intervista ka bërë mjaft bujë dhe Ronaldo po merr kritika nga të gjitha këndvështrimet – diçka që motrat Elma dhe Katia nuk janë të gatshme të ulen dhe ta shikojnë.

Katia dhe Elma janë të dy në mbrojtje të vëllait Ronaldo

Katia shkroi në Instagram: “Më vjen mirë që karakteri dhe dinjiteti nuk ju lë. Më vjen keq për njerëzit që jetojnë me mjekrën lart, duke treguar gishtin sikur të kishin bërë më shumë se ju”.

“Ka njerëz që janë të tillë: të dobët, ‘të pavërtetë’ (as nuk e di nëse ekziston kjo fjalë) por as mua nuk më shqetësojnë ato gjëra; ka njerëz që jetojnë në hije, që jetojnë në errësirë, janë hipokritë mosmirënjohës edhe me veten e tyre; sot dikush vetë, duke qenë i guximshëm, i sigurt, kritikohet, njerëzit mbyten në iluzionin e tyre”.

“Shumë jetojnë për të parë të tjerët duke ecur, madje edhe tokën kanë frikë ta shkelin, sepse kanë frikë të rrëzohen. Të varfëritë, në fakt, ata nuk e kuptojnë se kush është i vërtetë është më pak ose më shumë se kushdo, por kush është i vërtetë është më i madh”.

Motra e Ronaldos, Elma, ka mbrojtur asin e United për fjalën e tij, duke thënë se "po thuhet e vërteta".

“Është e vështirë të gjesh njerëz të tillë këto ditë”, thuhet ndër të tjerash në shkrimin e saj.

Ndërkohë, motra tjetër Elma u kërkoi ndjekësve t’i tregonin emrin e një gazetareje “të çoroditur” të CNN për të cilën ajo tha se ishte gabim të fliste për vëllain e saj.

Duke ndarë klipin e prezantueses në Instagramin e saj, Elma ka thënë: “A mund të më thotë kush kush është kjo mashtrues që duhet të lajë gojën para se të flasë për Ronaldon, duhet të jesh e trishtuar dhe e padashur, duhet të kesh turp të flasësh për këdo qoftë. aq më pak Ronaldo, shiko në pasqyrë, ti e ke fytyrën se ti je ai me problemin, dhe mendor, shko e trajto veten… Shifra të trishta që i kemi vënë në komente… për të ardhur keq”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori