LAJMI I FUNDIT:

Deri më tani, Porsche ka prodhuar një numër të konsiderueshëm të Taycan

Deri më tani, Porsche ka prodhuar një numër të konsiderueshëm të Taycan

Numër i konsiderueshëm, duke pasur parasysh se versioni i prodhuar ende nuk është prezantuar

Gjatë muajit shtator, Porsche do ta lansojë Taycan, makinën e parë elektrike për të cilën është duke punuar për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Për të qenë edhe më revolucionar se 911, Porsche ka punuar deri më tani me shumë përkushtim, ndërsa ka prodhuar 40 mijë makina, që është një numër i konsiderueshëm, duke ditur se edhe nuk është prezantuar versioni që do të del në prodhim.

Kompania gjermane, llogaritë se edhe shitjet e Taycan do të jenë të larta, megjithëse çmimet fillojnë nga 80 mijë euro, derisa më i larti është 133 mijë euro. Të interesuarit për një Taycan, duhet të paguajnë 2,500 euro për ta rezervuar, pagesë që do të përfshihet në çmimin e përgjithshëm.

Frankfurt Motor Show është aktiviteti ku do ta shohim zyrtarisht Porsche Taycan, që brenda katër minutash do t’i mbushet bateria për të lëvizur deri në 100 kilometra. /Telegrafi/