SUPERLIGA

Maestro është befasuar nga Kino Bar duke pësuar humbje 5-2. Kino Bar realizon fitoren e dytë me radhe duke siguruar 7 pikë ne tabelë ne luftën për mbijetesë ndërsa Mestro humbet edhe pozitën e dytë ne tabelë te cilën e rrëmben Elektring, e cila shënoi një fitore mjafte te vështirë ndaj Guackes me rezultat 3-1. Golat e Faton Palojës, Irfan Berishes dhe Kastriot Rexhepit siguruan tre pikët skuadrës e cila me këtë fitore behet skuadra favorite për kampion. Ghost fitoi me rezultat zyrtar ndaj Classic pasi qe kjo e fundit kishte përdorur një lojtar jashtë listës. Swiss Plus ia ka shkaktuar humbjen e dytë Termo Lulit(2-1). Ndeshja ishte shumë e tensionuar ku gjyqtari i takimit u detyrua te ndante 5 karton te verdhe dhe dy te kuq.


fz1

Ne praninë e më shumë se 700 tifozëve u zhvillua kryendeshja e javës se 10-të ne Superligë ndërmjet Komogllaves dhe Pit Power Negenet e cila përfundoi me rezultat te barabar 1-1 me golat e Bardhyl Rrahmanit dhe Sherif Topallit. Me këtë barazim Pit Power Negenet gjendet vetëm 3 pikë larg pozitës se dytë e cila mbahet nga Elektring, ndërsa Komogllava pozicionohet e 5-ta me 20 pikë. Shkodran Topalli pothuajse i vetëm ka mundur skuadrën e Yjeve me rezultat te thellë 7-1. Topalli shënoi hiq me pak se 6 gola ne këtë takim duke i siguruar skuadrës se Laçit fitoren shumë te rëndësishme. Sao Paulo ka ndëshkuar skuadrën e Eskavatorit duke u rikthyer nga disavantazhi i pjesës se parë për ta fituar ndeshjen me rezultat 4-3. Victoria Orchide po vazhdon me paraqitje te mira edhe pas javës se 10 duke fituar ndaj Koshares me rezultat 6-3. Me këtë fitore Victoria pozicionohet e 8-ta ne tabelë, ndërsa Kosharja mbetet te luftojë për mbijetesë këtë sezon. Colo Colo ka fituar ndaj Italy Dental duke arkëtuar tri pikë shumë te vlefshme ne luftën për mbijetesë. Colo Colo shfrytëzoi mire krizën nëpër te cilën po kalon Italy Dental dhe kështu realizoi fitoren e trete me radhe qe e largon nga pozitat e fundit te tabelës. Restaurant Arxhendi ka dështuar te fitojë ndaj FC Termos edhe pse kishte epërsi prej tri golave. Termo arriti qe ne minutat e fundit te takimit ta befasojë duke rikthyer gjithçka ne baraspeshë dhe te fitonte një pikë shumë te vlefshme.

Tabela dhe lista e golashënuesve:

fz1shenust.JPG

LIGA E DYTË

Zy-Na është befasuar nga Te Iriqi duke pësuar humbjen me te thellë këtë sezon (1-9). Skuadra e Jetmir Salihut dominoi ne total ndeshjen duke marrë tri pikë shumë te vlefshme, ndërkaq Sprint ka fituar 6-2 ndaj Vetëvendosjes duke ja rrëmbyer kështu pozitën e trete ne tabelë. Astrit Ndrecaj realizoi 4 gola ne këtë fitore. Lloshkobarja vazhdon me fitore edhe ne javën e 10 duke mposhtur Gamen 2-0. Dardan Maksuti dhe Besim Meha realizuan golat për Lloshkobaren e cila dominoi me lehtësi këtë takim, ndërkaq fitore te rëndësishme ka marrë edhe Orex e cila fitoi ndaj Star Graf me rezultat te ngushtë 2-1. Për skuadrën e Orex ishte fitorja e parë në kampionat.

fz2



Pelisterka fitoi me rezultat zyrtar pasi kundërshtari i saj, FC Terrni nuk udhëtoi fare ne këtë javë ndërsa Army Euro Miti pësoi humbje nga Elektroinn me rezultat te ngushtë 1-2. Elektroinn me këtë fitore ngritët ne pozitën e 10 ndërsa Euro Miti mbetet ne pozitën e 18. Labinoti ka shkatërruar skuadrën e Red Zone me rezultat te thellë, 10-0. Besfort Sejdiu(2), Besnik Hajdini(3), Mirsa Llabjani(2) dhe Qëndrim Shala(3), shënuan ne fitoren e Labinotit. Skuadra lidere e Ligës së Dytë, Shqiponja ka arritur të fitojë më shumë mund ndaj Kombëtares A (3-2). Shqiponja vazhdon me bilanc të 100%-të edhe pas kësaj javë, dhe me plot meritë qëndron ne pozitën e parë. Termo Luzha ka pësuar humbje 2-4 nga FC Balaj dhe kështu zbret një pozitë me poshtë(13). Balaj zhvilloi një ndeshje shumë te mirë duke fituar qysh ne pjesën e parë me golat e Endi Sadikut. Skuadra e Mani Kurtit, FC Nderimi fitoi një ndeshje shumë te vështirë ndaj Unionit. Pjesa e parë u mbyll 3-0 ne favor te Nderimit, ndërsa ne pjesën e dytë Union kthehet ne lojë por me golat e Shkodran Shabanit, FC Nderimi nuk la hapësirë për ndonjë befasi duke siguruan fitoren e 9-të me radhe. Nderimi me këtë fitore vazhdon te jete rivali kryesor i Shqiponjës për titull, ndërsa Union duhet të luftojë fort qe të sigurojë një pozitë më të mirë në tabelë (17).

Tabela dhe lista e golashënuesve:

fz2shenust.JPG

LIGA E TRETË

Xhiroja e 7-të ne ligën e tretë u hap me sfidën e FL ET GROUP dhe Guri M, e cila përfundoi në të mirë të skuadrës vendase(4-1). Samir Brahimi me dy golëshin e tij ndëshkoi Guri M duke ja shkaktuar humbjen e katërtë me radhë. Elektroplas-Surqina zhvilluan një nga ndeshjet më të bukura te javës te cilat dhuruan spektakël dhe shumë gola. Kastriot Bytyqi realizoj plot 5 gola ne këtë takim ne fitoren e Surqines me rezultat 7-5. Elektroplast pas kësaj humbje e gjen veten e 16-ta ne tabelë ndërsa Surqina me vetëm dy pikë larg liderit te tabelës ,FC Festa, e cila fitoi me rezultat zyrtar (3-0) ndaj Termo Roshes.
Një skuadër tjetër favorite Pleshina ka shënuar fitore ndaj Rinis (Zllatarit) me rezultat të thellë 7-2. I disponuari për lojë Avdullah Qerkini realizoi poker në këtë takim duke ia siguruar tri pikë shumë te vlefshme skuadrës se tij, ndërsa Zllatari vazhdon te tregojë formë të dobët dhe rrezikon qëndrimin ne ligë. Unioni SHPK vazhdon të fitoië me rezultate bindëse. Këtë javë fitoi 8-2 ndaj Capllanit ku Florent Ibrahimi shkëlqeu duke shënuar 5 gola, ndërsa me het-trik e mbylli edhe Egzon Shabani.

fz3


Ka mjaftuar një gol i vetëm i shënuar nga Urim Tmava për t'ia siguruar Momo Bar tri pikë me shumë vlerë ndaj Ben Com- D. Me këtë fitore Momo Bar qëndron afër kreut(7), ndërsa Ben Com - D ka grumbulluar vetëm një pikë në 7 ndeshje. Fabefa ka realizuar fitoren e dytë ndaj Big Eagle duke u larguar kështu nga pozitat e fundit te tabelës. Ramush Ademi shënoi dopietë ndërsa për mysafiret golin e vetëm e shënoi Valon Krasniqi ne rezultatin përfundimtar 4-1. Vikings ka humbur ndaj Galaxy me rezultat te ngushtë 5-6. Masar Lohaj(Galaxy) e mbylli ndeshjen me 4 gola, ndërsa për Vikings, Erjon Bytyqi realizoi tre herë. Shkëndija ka fituar ndaj Viva me rezultat komod 2-0. Shkëndija tregoi një lojë më të kujdesshme duke zhvilluar aksione më të rrjedhshme dhe kështu ju gëzua fitores. Tri pikë i fitoi edhe Nikadini e cila mposhti skuadrën e Talinocit me rezultat 6-3. Nikadini kreu detyrën e saj qysh ne pjesën e parë duke realizuar katër herë me anë të Dashnim Qiraxhiut dhe Meriton Fazliut. Nikadini ndan pozitën e parë me Festen me nga 18 pikë por me goldallim më të ulët se sa Festa. Diti Balaj pas barazimit 0-0 javën qe shkoi ndaj Pleshines, këtë javë shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Komunës me rezultat 0-4. Ferplsat pëson edhe humbjen e dytë me radhe. Këtë javë u mposht nga Elita me rezultat 3-5. Pjesa e parë u mbyll 1-1, mirëpo ne fraksionin e dytë te ndeshjes, Elita arriti mjaftë mirë të shfrytëzonte rastet e saja dhe të shënonte me anë të Egzon Dullovit(3). Me këtë fitore Elita ngritët ne kuotën e 16 pikëve ne pozitën e 4-te, ndërsa Ferplas me një pik me pak pozicionohet e 6-ta.

Tabela dhe lista e golashënuesve:

fz3shenustt.JPG

Më të dalluarit e kësaj jave: 

fzbest

telegrafi sport app