LAJMI I FUNDIT:

Derbi në Prizren më 28 nëntor

Derbi në Prizren më 28 nëntor

Ndeshja e mbetur e xhiros së katërt të ligës ballkanike apo derbi kosovar i Grupit A, ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës është përcaktuar të luhet më datë 28 nëntor 2016.

Termini në fjalë i ka konvenuar dy skuadrave dhe pasi që Sigal Prishtina nuk ka më obligime në FIBA Europe Cup, i kthehet garës së BIBL ku synon mbrojtjen e titullit.


Bashkimi deri sot i ka zhvilluar pesë duele në BIBL dhe ka bilanc prej një fitoreje dhe katër humbje, ndërsa Sigal Prishtina vetëm një, të cilën e ka humbur.