Derbi milanez për Gareth Bale

Sipas Tuttomercatoweb, Milani dhe Interi janë duke e përcjellur situatën e uellsianit dhe se do të bëjnë nga një ofertë për të gjatë afatit kalimtar të janarit. Sidoqoftë, nuk do të jetë e lehtë që të bindet Tottenhami për ta liruar atë nga kontrata, pasi që Spursat do të hyjnë në negociata vetëm nëse vjen ndonjë ofertë prej mbi 30 milionë eurosh.
Nga ana tjetër, Daily Mail shkruan se edhe Chelsea, Real Madridi dhe Manchester United janë në kërkim të Bales, me Djajtë e Kuq të cilët pritet të përdorin legjendën uellsiane, Ryan Giggs, për ta bindur Balen t’i bashkohet skuadrës nga Old Trafford. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/10/2010
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































