LAJMI I FUNDIT:

”Der Standard”: Në Maqedoni protestohet kundër kryetarit “Fikus”

”Der Standard”: Në Maqedoni protestohet kundër kryetarit “Fikus”

Gazeta austriake ”Der Standard” i ka kushtuar një analizë gjendjes së tanishme politike në Maqedoni, duke vënë në pah rolin e kryetarit Gjorge Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo gazetë thotë se nuk e demaskoi kryetari vetëm veten e tij, por edhe regjimin e pushtetit. Më tej, gazeta konsideron se me vendimin e kryetarit Ivanov për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime, në të vërtetë u dokumentua se në vendin ballkanik shkelet mbi shtetin e së drejtës, se nuk ka ndarje demokratike të pushtetit dhe se partia në pushtet, VMRO-DPMNE, sundon në mënyrë autoritare dhe të turpshme, por se është edhe në panikë.


Gazeta nuk lë anash edhe trysninë e BE-së dhe SHBA-ve ndaj Ivanovit për ta ndryshuar vendimin e tij, si edhe mbështetjen e tyre për PSP-në. Më tej, ”Der Standard” thotë se pas zgjedhjeve duhet të ketë ftesë për në NATO dhe të zgjidhet kontesti i emrit me Greqinë, ndërkaq protestat i quan si ”Protesta kundër kryetarit Fikus”./Telegrafi/