LAJMI I FUNDIT:

Deputetja serbe thotë se tema e të pagjeturve është bërë politike

Deputetja serbe thotë se tema e të pagjeturve është bërë politike

Deputetja Jasmina Zivkoviq në emër të Grupit parlamentar të Listës Serbe në seancën e jashtëzakonshme për personat e pagjetur ka thënë se një temë e tillë prej kohësh edhe bërë temë politike.

Zivkovic tha se edhe babai i saj është njëri nga personat e zhdukur ku ende nuk ka asnjë informacion për të.


“Për fat të keq i drejtohem familjeve të kidnapuarve dhe të zhdukurve,  se është bërë më shumë temë politike.  Unë kurrë nuk flas me shifra (numra), pasi që për një familje anëtari është shumë i rëndësishëm. Unë sot nuk dua të flasë për dajën dhe xhaxhanë tim, pasi konsideroj se të gjithë duhet të trajtohen njëjtë, kur janë në pyetje kidnapimet dhe personat që vazhdojnë të jenë të pagjetur. Unë nuk kam kurrfarë informacioni për babanë tim, për këtë vuan shumë edhe nëna ime”, u shpreh ajo.

Deputetja Zivkovic tha se është shumë vështirë të vihet deri te e vërteta në mënyrë politike.

“Duhet pranuar se janë kryer krime ndaj civilëve, që janë kidnapuar vetëm pse janë serbë apo shqiptarë. Është e nevojshme që pas 19 viteve dhe besoj që familjet mund të më kuptojnë, që është koha që së bashku të kërkojmë të dihet e vërteta”, theksoi deputetja e Listës Serbe Zivkovic, raporton Telegrafi.

Ajo po ashtu tha se 1 mijë serb janë kidnapuar dhe janë zhdukur dhe këtë po e fsheh Kosova.

“Dhe po frikësohem se do të kalojë edhe shumë kohë derisa të gjithë ata që kanë kryer krime të jenë të gatshëm të ballafaqohen me drejtësinë. 1 mijë serbe janë kidnapuar dhe janë të zhdukur dhe këtë po e fsheh Kosova, dhe se vetëm kështu duhet të arrihet deri te e vërteta”, tha ndër të tjera ajo. /Telegrafi/