LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e AAK-së fton viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, të flasin sikur Vasfije Krasniqi

Deputetja e AAK-së fton viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, të flasin sikur Vasfije Krasniqi

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka thënë se guximi i Vasfije Krasniqi – Goodman për të folur hapur për përdhunimin që i është bërë gjatë luftës nga forcat serbe, duhet t’ju shërbejë edhe viktimave të tjera të asaj periudhe.

“I bëj ftesë prokurorisë që të merret me rastin dhe të verifikohet deri në fund. Ftoj edhe gratë tjera që kanë qenë cak i dhunës gjatë luftës që ta bëjnë të njëjtën sikur që ka vërë Vasfija. Nuk është turp që të denoncohet krimi”, ka thënë Kadrijaj.


“Kosova ka bërë një ligj dhe ai është në fuqi dhe tash veç po fillon implementimi. Është ndarë një shumë parash për personat me të cilët është abuzuar gjatë luftës si përkrahje për atë çfarë ka ndodhë. Është kompensim moral. Mentaliteti kosovar është pak paragjykues dhe ndoshta për këtë hezitojnë të flasin. Mendoj që shumë shoqata janë marrë me këtë problematik dhe janë munduar që t’i dëgjojnë hallet e tyre, por e vërteta është se ato kanë dashur të mbesin anonime. Ju bëjë apel që të marrin guximin dhe të raportojnë për gjenocidin që është bërë ndaj grave shqiptare”, është shprehur ajo në klankosova.

Kadrijaj ka thënë se është skandal që njëri prej të dyshuarve se ka dhunuar Vasfije Krasniqin si 16 vjeçare, pas luftës ka punuar për 16 vjet në Policinë e Kosovës.

“Është skandal. Me çështjen e drejtësisë është marrë UNMIK dhe EULEX dhe nuk e kuptoj se si EULEX ka vepruar me një rast të tillë, duke e zvarrit në këtë formë dhe të zhvendosë nga një gjykatë në tjetrën. Rasti duhet të rihapet dhe të studiohet në detaje dhe fajtorët të dënohen”.

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori