LAJMI I FUNDIT:

Deputetit Etem Arifi i refuzohet kërkesa për shtyrje të dënimit me burgim

Deputetit Etem Arifi i refuzohet kërkesa për shtyrje të dënimit me burgim

Gjykata e Apelit ka njoftuar se i ka refuzuar kërkesën për shtyrje të ekzekutimit të dënimit, deputetit Etem Arifi.

Po ashtu në komunikatë thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë, më anë të aktvendimit të datës 24.06.2020, e ka hedhur si të palejuar kërkesën e të dënuarit për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burgim, duke e obliguar të njëjtin që pas marrjes se vendimit, të paraqitet pranë institucionit korrektues për mbajtje të dënimit.


“Gjykata e Apelit, e ka refuzuar si të bazuar ankesën e të dënuarit E.A. Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 24.06.2020, me anë të cilit atij i është hedhur si e palejuar kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimit, është vërtetuar. E.A. më anë të aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 20.04.2018, aktgjykim ky i cili është ndryshuar nga Gjykata e Apelit më 20.08.2019, është shpallur fajtor për veprën penale ‘Mashtrim në subvencione’ nga neni  paragrafi 3,lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe është dënuar me dënim me burgim prej 1 vjet e 3 muaj”, thuhet në komunikatë.

“Sipas vlerësimit të Kryetarit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë, drejtë ka vlerësuar se kërkesa e mbrojtësit të dënuarit për shtyrje të dënimit, në rastin konkret, është e palejuar, për shkak se nga shkresat e lëndës shihet se të dënuarit me parë, i është lejuar shtyrja e vuajtjes së dënimit dy herë, për nga 2 (dy) muaj, ndërsa tani i dënuari nëpërmjet mbrojtësit të tij ka paraqitur për të tretën herë kërkesë. Andaj, duke u bazuar në dispozitat e nenit 20, paragrafi 3 të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, i cili përcakton se: ‘i dënuari mund të kërkoj shtyrjen e ekzekutimit të dënimit më së shumti dy herë për cilën do nga arsyet e parashikuar me këtë nen’, dhe duke u nisur nga fakti se i dënuari dy herë më parë e ka shfrytëzuar këtë të drejtë, e drejta për të kërkuar shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg tani është konsumuar”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori