LAJMI I FUNDIT:

Deputeti shqiptar ndalohet nga policia në Beograd, fotot me simbolin e shqiponjës e fusin në telashe (Video)

Deputeti shqiptar ndalohet nga policia në Beograd, fotot me simbolin e shqiponjës e fusin në telashe (Video)

Me simbolin e shqiponjës mirë është të mos bëhet shaka, aq më tepër në mes të Beogradit, kur dihet se fjala e preferuar e serbëve është “Provokacija”.

E ka provuar këtë deputeti i Partisë Socialist (PS), Pjerin Ndreu, kur është gjendur i rrethuar nga policia serbe, sepse dy bashkëpunëtorë të tij të Partisë Socialiste gjatë një vizite në Beograd, iu lindi ideja të kryqëzojnë gishtat për një foto.


Kaq u desh dhe u thirr policia, që i kërkonte llogari Pjerin Ndreut, duke krijuar një situatë të sikletshme për deputetin shqiptar.

Qytetari serb:“Këta dy persona po shkojnë drejt kishës, po i kryqëzojnë duart duke bërë shqiponjën… Ky është një provokim, jo t’i, por njerëzit e tu”, i tha ai deputetit tw Kuvendit tw Republikës së Shqipërisë.

Fillimisht Pjerin Ndreu ka dashur të mbrojë veprimin e bashkudhëtarëve të tij.

Pjerin Ndreu: Mos u mërzit për këtë, vetëm një foto po bëjnë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Por kur ka parë se policët janë shtuar, kanë fshirë fotot për të dalë nga situata…

Pjerin Ndreu: Ku shkoni i bëni këto mor burrë? No mor burr no! Si e bëni atë para parlamentit! Më fal, nuk e dija!
Video e publikuar në rrjetet sociale përfundon me policin serb që i fik makinën deputetit shqiptar, megjithatë pas fshirjes së fotove gjithçka është mbyllur. /TvKlan/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori