LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Kur e kam parë postimin e Hekuran Muratit kam menduar që është i Ivica Daçiqit

Kastrati: Kur e kam parë postimin e Hekuran Muratit kam menduar që është i Ivica Daçiqit
Foto: Arkiv

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati sot në seancën e Kuvendit të Kosovës riktheu çështjen e postimit të Hekuran Muratit të para disa viteve.

Kastrati para deputetëve tha se kur e ka pa postimin ka menduar që është i politikanit serb Ivica Daçiq.


“Unë po dua me reagu sot, ndonëse me vonesë sepse nuk isha këndej për postimin e Hekuran Muratit. Ideja e reagimit nuk do të thotë me qenë domosdoshmërish si deputet e anëtar partie, por edhe si qytetar. Kur e kom pa postimin kom mëndu që është Iviva Daçiq, por masanej e pash që është Hekurani. Ideja nuk është se kush e ka bo, ideja është që gjuha është e njëjtë si e Daçiqit por që qëllimet e  arsyet janë të ndryshme. Ata e kanë bo këtë gjuhë kundër UÇK-së për me portretizu si ‘xhelatë’, ndërsa ky e bën në kuadër të strategjisë politike që e keni përdor si LVV për me polarizu këtë shoqëri e me siguru pushtet afatgjatë”, tha ai.

Deputeti i PDK-së më tej theksoi se problemi nuk qëndron nëse jep ose jo dorëheqje Murati, pasi sipas tij kjo është çështje morale.

“Ashtu kështu ti vjen nga bota e anonimatit ku nuk njeh as për një kontribut të komunitetit….”, u shpreh Kastrati.

Sipas tij, problemi qëndron te pasojat që lë ky diskurs.

PSD-ja paralajmëron protestë për shkarkimin e Muratit: S’mund të jetë ministër i Kosovës së çliruar nga UÇK-ja
Lexo po ashtu PSD-ja paralajmëron protestë për shkarkimin e Muratit: S’mund të jetë ministër i Kosovës së çliruar nga UÇK-ja

“Lë pasoja sepse hekuran muratat e vegjël, që kanë 10-11 vjeç duke të dëgjuar ty ja ndërtoni atë…që këtu paska pas luftë veç 3 muaj dhe kur ata takohen me djem të ushtarëve të vramë ky është kulmi i ngatërresës që prodhon kjo gjuhë….”, tha ndër të tjera Kastrati.

Ndryshe, disa postime të ministrit Hekuran Murati në Facebook të para disa viteve lidhur me veteranët janë përfolur para disa jave sërish.

Murati në vitin 2016 kishte thënë se më shumë po kushton buxheti për veteranët se buxheti për FSK-në.

E lidhur me këtë Murati kërkuar falje të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjeve të tyre lidhur për statusin që kishte bërë para disa viteve për veteranët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori