LAJMI I FUNDIT:

Deputeti iranian e thotë hapur: 3 milionë dollarë për këdo që vret presidentin Trump

Deputeti iranian e thotë hapur: 3 milionë dollarë për këdo që vret presidentin Trump

Ahmad Hamzeh, një deputet iranian ka njoftuar një shpërblim prej 3 milionë dollarësh për “këdo që vret presidentin amerikan, Donald Trump”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Hamzeh është deputet për qytetin Kahnuj në provincën Kerman.


Kerman ishte qyteti i lindjes së Qassem Soleimani, kreu i Forcave Quds të Iranit i cili u vra nga një dron amerikan më 3 janar në Irak.

“Unë deklaroj në emër të popullit të Kerman se të gjithë nga ky vend janë ushtarë të Haj Qassem (Soleimani) dhe të gjithë nuk kemi frikë të dëshmohemi. Ne i japim 3 milionë dollarë në të holla kujtdo që vret Trumpin”, citohet të ketë thënë Hamzeh, në fjalimin e tij të martën në parlament sipas Icana, agjencia e lajmeve parlamentare e Iranit.

Ai, sipas euronews, nuk është ndalur me kaq, duke kërcënuar Shtetet e Bashkuara dhe bazat e saj ushtarake dhe ambasadat në rajon.

“Do ta shijoni këtë realitet që Dëshmori Qassem Soleimani është më i rrezikshëm se Haj Qassim Soleimani”.

Me këtë ai ka thënë se “ndikimi i udhëheqësit ushtarak është më i fuqishëm në vdekje sesa para se të vritej”. /Telegrafi/