LAJMI I FUNDIT:

Deputetët përplasen për punësimet partiake në AKP

Deputetët përplasen për punësimet partiake në AKP

Për punësimet në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj drejtor i këtij institucioni nuk ka pohuar e as mohuar punësimin e vajzës së ministrit Blerim Kuçi në AKP.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se Emira Kuqi bija e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi është punësuar në këtë ndërmarrje.


Ndaj, kësaj deklarate ka reaguar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, duke ia përmend emrin Yll Kaloshi, djali i Hydajet Hysenit, si dhe të afërm të liderit të VV-së, Albin Kurti.

Tolaj: Janë tetë kontrata ku një ari është shitur me nga 2 euro
Lexo po ashtu Tolaj: Janë tetë kontrata ku një ari është shitur me nga 2 euro

Tolaj po ashtu nuk ka dashur të komentoj as punësimet e përmendura nga deputeti Berisha.

Ai gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor për procesin e privatizimit, ka mohuar se është shitë ndonjë pronë 1 euro për ari, ashtu siç është raportuar në Komision, duke shtuar se shumica e pronave janë shitur me çmim më të lartë. /KP/