LAJMI I FUNDIT:

Tolaj: Janë tetë kontrata ku një ari është shitur me nga 2 euro

Tolaj: Janë tetë kontrata ku një ari është shitur me nga 2 euro

Janë tetë kontrata ku gjatë procesit të privatizimit është shitur me 2 euro ari.

Këtë e ka konfirmuar drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor për procesin e privatizimit.


Tolaj ka mohuar se është shitë ndonjë pronë 1 euro për ari, ashtu siç është raportuar në Komision, duke shtuar se shumica e pronave janë shitur me çmim më të lartë.

“E kam deklaruar edhe publikisht, se nuk rezulton që nga viti 2008, AKP-ja ka shitur pronë prej 1 euro. Të paktën ne nuk kemi kontratë, kur AKP menaxhohet nga institucionet e Kosovës. Ekzistojnë para vitit 2008, nga 818 kontratat që janë të nënshkruara, me çmimin me nga 2 euro [për ari] janë vetëm tetë kontrata. Ne kemi kontratë me 127 mijë euro ari”, tha Tolaj, përcjell Telegrafi.

Ai ka treguar edhe sipërfaqen e pronave të privatizuara ndër vite.

“Sipërfaqja e shpronësuar për llogari të komunave apo për projektet infrastrukturore është shumë e madhe dhe mund të shkoj deri në 5 mijë hektarë. Nëse i marrim tokat bujqësore që i ka realizuar AKP-ja, deri më tani janë 10 mijë hektarë, vetëm nëse shpronësimet janë 5 mijë hektarë, po flas vetëm tokë, por ka edhe objekte. Shpronësimet që bëhen, AKP-së i paguhen vetëm 20 për qind e vlerës. Shqetësimi ynë është se i gjithë presioni që bëhet nga punëtorët është ndaj AKP-së”, shtoi ai.

Tolaj ka mohuar të jetë anëtar i ndonjë subjekti politik aktualisht, derisa pranoi që ka qenë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës deri në vitin 2018. /Telegrafi/