LAJMI I FUNDIT:

Deputetët izraelitë dorëzojnë në parlament projektligjin diskriminues: Të gjithë ata që pretendojnë se Jezu Krishti është Zot, duhet të dënohen me tre vjet burg

Deputetët izraelitë dorëzojnë në parlament projektligjin diskriminues: Të gjithë ata që pretendojnë se Jezu Krishti është Zot, duhet të dënohen me tre vjet burg

Çifutët ultra-ortodoksë Moshe Gafni dhe Yaakov Asher po kërkojnë ndalimin e “përhapjes së ideologjisë të krishterë” në Izrael.

Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk e di se në cilin drejtim po shkon qeveria e tij. Vendimet që ata marrin çdo ditë po mahnitin jo vetëm palestinezët dhe komunitetin ndërkombëtar, por edhe religjionet e tjera.


I fundit është projektligji i dorëzuar në Knesset (Parlamenti i Izraelit) nga dy përfaqësues të partisë ultra-ortodokse, United Torah Judaism, Moshe Gafni dhe Yaakov Asher, të cilët kërkojnë ndalimin e “përhapjes së ideologjisë të krishterë” dhe “të folurit për besimin e krishterë në Izrael”.

Siç shkruan portali izraelit, All Israel News, sipas propozimit të atij ligji, “kushdo që flet për besimin e krishterë dhe bën thirrje për të, duhet të dënohet me tre vjet burg”. Ky projektligj sigurisht që do të shkaktojë kokëçarje për kryeministrin Netanyahu për shkak të një konflikti të rrezikshëm me të krishterët ungjillorë në SHBA dhe në mbarë botën, të cilët janë ndër mbështetësit më të mëdhenj të shtetit izraelit”, shkruan portali.

Sipas All Israel News, dy ligjvënës izraelitë duan të ndalojnë të krishterët të shpjegojnë pse besojnë se Jezusi është Krishti dhe Zot në të njëjtën kohë.

Ndërkohë, ka reaguar kryeministri izraelit duke pohuar se nuk do të avancojmë asnjë ligj kundër komunitetit të krishterë.

Vitet e fundit, janë përshkallëzuar sulmet e kolonëve izraelitë ndaj pronave dhe faltoreve të kishës, më e fundit prej të cilave ishte sulmi ndaj Kishës së Getsemane, “Kisha e të Gjithë Kombeve”, si dhe ngacmimi i të krishterëve që praktikonin ritualet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori