JD Vance: SHBA pranë një marrëveshjeje me Iranin për programin bërthamor


Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara ndodhen pranë arritjes së një marrëveshjeje me Iranin.
Sipas tij, kjo do të ishte e favorshme për interesat ekonomike amerikane dhe do të trajtonte në mënyrë afatgjatë çështjen e programit bërthamor iranian.
“Për momentin, mendoj se jemi në një pozicion për të arritur një marrëveshje që është e mirë për Shtetet e Bashkuara ekonomikisht dhe që trajton realisht programin bërthamor iranian, jo vetëm tani, jo vetëm sa është president Donald Trump, por për një afat të gjatë”, tha ai.
Vance shtoi se objektivi i politikës amerikane është që Irani të mos pajiset kurrë me armë bërthamore.
“Deri në atë pikë ku fëmijët e mi, kur të rriten, të mund të thonë se Irani nuk do të ketë armë bërthamore. Ky është qëllimi i politikës, dhe mendoj se jemi shumë afër arritjes së tij, por ende kemi disa punë për të bërë dhe do të vazhdojmë,” u shpreh ai.
Ndryshe, SHBA-ja i është kundërpërgjigjur me sulme Iranit pas rrëzimit të helikopterit amerikan Apache. /Telegrafi/




































