Netanyahu zotohet të 'vazhdojë veprimet e forta kundër Iranit dhe proksit e tij'


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar se IDF do të "vazhdojë të ndërmarrë veprime të forta kundër Iranit dhe proksit e tij".
Komentet e tij vijnë gjatë një debati online me udhëheqësin turk Recep Tayyip Erdogan, transmeton Telegrafi.
Erdogan tha se sulmet e Izraelit ndaj Sirisë dhe Libanit kishin arritur në pikën ku ato do të kërcënonin edhe Turqinë.
Ai gjithashtu theksoi se agresioni i saj përbënte një kërcënim më të gjerë.
Turqia, anëtare e NATO-s, ka qenë një nga kritikët më të ashpër të luftimeve të Izraelit në Lindjen e Mesme.
Erdogan u tha politikanëve në parlamentin turk sot: "Sulmet e Netanyahut dhe rrjeti i tij i vrasjeve ndaj Libanit dhe Sirisë e kanë çuar çështjen në një pikë ku ajo kërcënon edhe Turqinë". /Telegrafi/
The antisemitic dictator Erdoğan – who is committing genocide against the Kurds, supports the Hamas terrorist organization, oppresses his own people and imprisons political rivals – is the last person who can lecture the State of Israel on morality.
The State of Israel and the…
— Benjamin Netanyahu - בנימין נתניהו (@netanyahu) June 10, 2026
Nga
Telegrafi
2 orë më parë




































