LAJMI I FUNDIT:

Deputetët britanik do të marrin udhërrëfyesin për një referendum të dytë kundër BREXIT-it

Deputetët britanik do të marrin udhërrëfyesin për një referendum të dytë kundër BREXIT-it

Deputetët e Parlamentit të Britanisë së Madhe, javën e ardhshme do të pranojnë një udhërrëfyes nga organizata Best for Britain, në të cilën do të përfshihen detaje se si ata mund të ndalojnë BREXIT-in dhe të organizojnë një referendum të dytë.

Organizata pro-Bashkimit Evropian e mbështetur nga miliarderi Xhorxh Soros, ka pranuar së fundmi një donacion në vlerë prej 2.3 milionë pound të cilat do të duhet të shfrytëzohen në përpjekjet për të ndryshuar opinionin publik lidhur me qëndrimin e qytetarëve ndaj anëtarësimit në Bashkim Evopian.


Publikimi do të jetë pjesë e fushatës së organizatës në fjalë, për manifestin i cili do të zbulohet më 8 qershor.

Best for Britain do të argumentojë se deputetët, duhet të përfshijnë amendamentet në ligjin për tërheqjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, ku bëhet thirrje për një referendum të dytë lidhur me marrëveshjen përfundimtare të arritur nga qeveria e kryeministres Teresa Maj.

Grupi i cili ka nisur fushatën thotë se mbajtja e referendumit të dytë, teorikisht është i mundur.

“Mendojmë se njerëzit meritojnë një shans për të krahasuar marrëveshjen që ne mund ta arrijmë, me atë që aktualisht kemi. Ajo që është e qartë është se ne nuk mund të kemi një Brexit të gënjeshtërt, ndërsa debati rreth kufirit irlandez tregon diçka tjetër”, i tha The Guardian, shefi ekzekutiv i Best for Britain, Eloise Todd, përcjell Telegrafi.

Javën e kaluar, Soros deklaroi se BREXIT është proces jashtëzakonisht i dëmshëm për të dyja palët dhe se dalja do të jetë një proces afatgjatë, i cili do të zgjasë më shumë se pesë vite. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Kalo në kategori