LAJMI I FUNDIT:

Deponitë e egra rrezikojnë përhapjen e epidemive në Maqedoni

Deponitë e egra rrezikojnë përhapjen e epidemive në Maqedoni

Shumë komuna të banuara me popullatë shqiptare në Maqedoni, si Tetova, Struga, Haraçina, ka kohë që po përballen me problemin e deponive të egra të mbeturinave.

Ato janë ngritur në formë të grumbujve të mbeturinave të jashtëligjshme në zona urbane, apo në periferi të qyteteve. Ndërkohë që fare nuk menaxhohen qoftë nga institucionet lokale apo ato qendrore.


Madje shumë prej tyre, kohët e fundit janë djegur duke rrezikuar të nxisin një katastrofë ekologjike, siç ishte rasti me Komunën e Tetovës, që shkaktoi edhe protesta e reagime të shumta tek banorët për shkak të ndotjes së madhe të ambientit.

Pushteti lokal ka fajësuar për këtë gjendje qarqe të caktuara politike, se gjoja djegia është e qëllimshme në prag të zgjedhjeve lokale. Por, ekspertët e ekologjisë thonë se e gjithë kjo është pasojë e neglizhencës së institucioneve.

“Fatkeqësia më e madhe është se në këtë drejtim si nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror nuk janë ndjekur përvojat dhe standardet rajonale dhe ndërkombëtare për të parandaluar këtë dukuri kriminale, penale apo për të parandaluar këtë krim ekologjik”, thotë Afrim Osmani, ambientalist.

Në Qeverinë e Maqedonisë thonë se institucionet kanë ndërmarrë masa për zgjidhjen e problemit me deponitë e egra. Sipas tyre, ekziston rreziku i humbjes së shumë fondeve të Bashkimit Evropian që ishin paraparë në sfera të ndryshme, përfshirë edhe ato ekologjike.

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani thotë se Qeveria është e angazhuar në ruajtjen e këtyre fondeve që nuk janë shfrytëzuar nga Qeveria e kaluar.

Por, organizatat joqeveritare thonë se Qeveria është treguar e paaftë, apo ka keqpërdorur fondet evropiane, andaj kërkojnë që të kenë qasje në këto fonde.

“Besoj se do të ishte shumë më mirë që autoriteteve tona të mos u jepen para në dorë. Sa herë që shfrytëzojnë para, ato përfundojnë në fushata parazgjedhore apo në xhepat e tyre”, thotë Arjanit Xhaferi nga shoqata “Eco Guerila”.

Në Maqedoni, sipas të dhënave aktuale, janë rreth 50 deponi të tilla që nuk përmbushin as kushtet elementare të parapara me standardet evropiane, por edhe në më shumë se 2 mijë lokacione të tjera hidhen mbeturina që paraqesin rrezik serioz për shëndetin e njeriut.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori