Depay: Nuk do ta kopjoj Ronaldon

United ka kompletuar transferimin e holandezit nga PSV-ja për 30 milionë euro dhe është përfolur se Depay mund të jetë pasardhës i Ronaldos te Unitedi për gjuajtjet e lira.
Depay ka insistuar se nuk do ta imitojë Ronaldon për gjuajtjet e lira dhe ka thënë se do të përqendrohet që të fitojë trofe me Unitedin sesa të ketë arritje personale.
“Të jem i sinqertë, a nuk i shikon askush gjuajtjet e lira të Ronaldos? Unë kam mësuar shumë nga teknika e tij, por unë gjuaj me stilin tim. Nuk jam i njëjtë me të”, ka thënë Depay për De Telegraaf.
“Unë dua të fitoj trofe. Për të fituar unë duhet të shënoj, prandaj nëse shënoj shpesh, atëherë e kryej punën time”, deklaroi përforëcimi i ri i United. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/05/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































