LAJMI I FUNDIT:

Deontay Wilder mohon lajmet për pensionim, thotë se ky nuk është fundi i karrierës së tij

Deontay Wilder mohon lajmet për pensionim, thotë se ky nuk është fundi i karrierës së tij

Deontay Wilder ka insistuar se humbja e tij ndaj Joseph Parker nuk do ta bëjë atë t’i japë fund karrierës së tij profesionale si boksier.

Amerikani pësoi një humbje vendim të gjyqtarëve ndaj Parker përgjatë eventit të “Day of Reckoning” të shtunën mbrëma.


38-vjeçari raportohej se kishte paralajmëruar pensionimin e tij në një intervistë të shkurtë për DAZN, pasi kishte përfunduar meçi.

Por, më vonë ai i hodhi poshtë këto raportime që thoshin se ai do të largohet nga boksi duke i bërë të qartë tifozëve të tij se ai do të rikthehet.

Promotori i Joshuas “përqesh” Wilderin pas humbjes: Ai ka prishur planet tona
Lexo po ashtu Promotori i Joshuas “përqesh” Wilderin pas humbjes: Ai ka prishur planet tona

Në të njëjtën kohë, Wilder iu kërkoi falje atyre për humbjen e pësuar në një video të shkurtër që shpërndau në rrjetet sociale.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur, të jem i sinqertë. Reagimi im nuk erdhi në kohën e duhur dhe unë nuk luftova ashtu siç duhej të bëja”.

“Ndonjëherë ndodh kështu, por ju jetoni që të shihni një tjetër luftë. Ju jetoni për të parë një tjetër moment, kjo ka rëndësi. Unë jam ende plot lumturi, unë jam plot gëzim dhe plot buzëqeshje”, u shpreh Wilder.

“I falënderoj të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen që kam marrë në Riad dhe të gjithë tifozët e mi anembanë botës. Faleminderit, ju vlerësoj shumë. Ky nuk është fundi, ne do të rikthehemi”, përfundoi amerikani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori