LAJMI I FUNDIT:

Denzel Washington dhe Bradley Cooper tentuan ta qetësonin Will Smithin pas incidentit me Chris Rock në “Oscars 2022”

Denzel Washington dhe Bradley Cooper tentuan ta qetësonin Will Smithin pas incidentit me Chris Rock në “Oscars 2022”
Foto: Getty Images

Mbrëmë (e diel) është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscars”.

Mes ndarjes së çmimeve dhe prezencës se yjeve më të njohura dhe më të suksesshme kinematografike, një ngjarje e pazakonta ka ndodhur mes dy aktorëve Will Smith dhe Chris Rock.


Teksa Rock ndodhej në skenë për të ndarë çmimin për kategorinë “Dokumentari më i mirë”, ai bëri shaka për prerjen e flokëve të gruas së Smithit, Jada Pinkett.

Foto: Chris Pizzello/Invision/AP

Më pas Will u ngjit në skenë dhe goditi me shuplakë komedianin i cili mbeti i shokuar nga ky veprim.

Më vonë Denzel Washington dhe Bradley Cooper u panë duke ngushëlluar yllin e “King Richard”, shkruan PageSix.

Kolumnisti i Hollywood Reporter Scott Feinberg kapi momentin kur Washingtoni iu afrua Smithit gjatë një pauze reklame dhe e ndau atë në Twitter.

Foto: ABC

“Gjatë pushimit të reklamës, Will Smith tërhiqet mënjanë dhe ngushëllohet nga Denzel Washington dhe Tyler Perry. Will duket se fshin lotët nga sytë e tij ndërsa ulet përsëri me Jadën, me Denzel që ngushëllon Jadën dhe përfaqësuesin e Willit pranë tij”, shkroi ai në mbishkrimin e postimit.

Smith konfirmoi gjatë fjalimit të tij për aktorin më të mirë se Washingtoni i tha atij: “Në momentin tuaj më të lartë, ki kujdes – atëherë djalli vjen për ty”.

Duket se Smith kishte nevojë të qetësohej më tej pas bisedës me Washington, sepse edhe Bradley Cooper u pa duke biseduar me Smith gjatë pushimit.

Foto: Reuters

Para pushimit të reklamës, Rock, 57 vjeç, doli në skenë për të paraqitur çmimin e Akademisë për “Dokumentarin më të Mirë”. Por përpara se të shpallte të nominuarit, komiku u tall me Jada Pinkett Smith, “Jada

Smith, 53 vjeç, fillimisht qeshi me shaka, por Pinkett Smith, 50 vjeç, u pa duke rrotulluar sytë.

Will Smith shkakton skandal në "Oscars", gjuan me shuplakë komedianin Chris Rock pasi ai ia përmend gruan në skenë
Lexo po ashtu Will Smith shkakton skandal në "Oscars", gjuan me shuplakë komedianin Chris Rock pasi ai ia përmend gruan në skenë

Kamera më pas e kapi Smith duke u ngjitur në skenë dhe duke goditur me shuplakë Rock-un, teksa kur u kthye në vendin e tij, ai bërtiti: “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote”.

Rock u duk i zënë në befasi, por vazhdoi të ruante qetësinë dhe prezantoi çmimin.

Në vitin 2018, Pinkett Smith zbuloi se kishte pësuar rënie të flokëve për shkak të betejave të saj me alopecinë.

Smith dhe Pinkett Smith janë martuar që nga viti 1997. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Rike Roçi tregon se u nda nga partneri sapo doli nga BBVA: E mbyllëm me një telefonatë, as nuk e takova

Magazina

"Mbretëresha e pistës së vallëzimit" - Dua Lipa zbukuron kopertinën e revistës "Elle" në Amerikë

Magazina
“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

“Skena apokaliptike” në Dubai, Adelina Tahiri sjell pamjet nga reshjet dhe përmbytjet masive

Magazina
Kalo në kategori