LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 12 vjet burgim një ferizajas për vrasjen e kryer në vitin 2004

Dënohet me 12 vjet burgim një ferizajas për vrasjen e kryer në vitin 2004

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit H.S i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale vrasje nga neni 146 të Kodit Penal të Kosovës (KPK), ndërsa i njëjti është liruar nga akuza për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 147 paragrafi 6, 10 dhe 11 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës (KPK).

Kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, të pandehurin e shpalli fajtor për veprën penale vrasje nga neni 146 të KPK-së, për të cilën i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej 12 vjet, në të cili dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa në mungesë të provave i pandehuri është liruar nga akuza për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 147 paragrafi 6, 10 dhe 11 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës (KPK), transmeton Telegrafi.


“I pandehuri akuzohet se më 21 tetor 2004 në rr. ‘Astrit Bytyqi’ – Ferizaj, deri sa tani i ndjeri Sh. N. ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij, para dyerve të oborrit nga arma e llojit dhe tipit të panjohur, i akuzuari ka shtënë disa herë në drejtim të tij duke e qëlluar një herë në krahun e majtë, një herë në anën e djathtë të fytyrës, dhe një herë në pjesën e epërme të ballit, nga të cilat plagë të marra Sh.N vdes në vendin e ngjarjes, ndërsa i akuzuari largohet por në vendin e ngjarjes i mbeten portofoli me dokumente personale”, thuhet në njoftim e Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Gjykata Themelore në Ferizaj, bën të ditur se kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori