LAJMI I FUNDIT:

Dënohen me 14 vjet burg dy të akuzuar për dhunim në Prishtinë

Dënohen me 14 vjet burg dy të akuzuar për dhunim në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 14 vjet burg dy të akuzuar për shkak të veprës penale Dhunimi.

Reklama

I akuzuari A.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 8 vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Ndërsa, i akuzuari D.RR është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 vitesh, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“Të pandehurve A.O dhe D.RR iu vazhdohet masa e paraburgimit nga data 12.04.2023 e deri sa ky aktgjykimi të merr formë të prerë, por jo më gjatë se koha e dënimit me burgim të shqiptuar në aktgjykim, ndërsa iu llogaritet masa e paraburgimit në dënimet e shqiptuara”, thuhet në njoftimin për media të gjykatës.

Të pandehurit A.O dhe D.RR obligohen që t’i paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës penale, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 100 euro secili veç e veç, kurse në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro secili veç e veç, në emër të ekspertizës së Institutit të Psikiatrisë Forenzike shumën prej 450 euro në mënyrë solidare, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“E dëmtuara udhëzohet që kërkesën pasurore juridike ta paraqesin në kontest të rregullt juridiko-civil. Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Lajme
Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

Lajme
Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën

Lajme
A do të largohet Lajçak nga detyra e emisarit për dialog pas fitores së Ficos në Sllovaki?

A do të largohet Lajçak nga detyra e emisarit për dialog pas fitores së Ficos në Sllovaki?

Lajme
Profesori britanik: Terroristët duket se u trajnuan me makinat që SHBA-ja i dha Serbisë

Profesori britanik: Terroristët duket se u trajnuan me makinat që SHBA-ja i dha Serbisë

Lajme
Policia konfiskon armë në Prishtinë e Podujevë – arrestohen tre persona

Policia konfiskon armë në Prishtinë e Podujevë – arrestohen tre persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori