Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Sh.M. shtetas i Republikës së Kosovës, të akuzuar për shkak të veprës penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge; veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe ndaj të pandehurit B.H. dhe A.A. për veprën penale posedimi i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.
Kryetari i Trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Sahit Krasniqi, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të fajësisë nga të pandehurit, të pandehurin Sh.M. e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dy vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej nëntëqind euro, të pandehurin B.H. e gjykoi me dënim me gjobë në shumë prej pesëqind euro, si dhe të pandehurit A.A.. dënim me gjobë në shumë prej pesëqind euro.
“I pandehuri Sh.M. akuzohet se më 30 qershor 2021 në Ferizaj, pa autorizim ka shpërndarë dhe shitë substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që ditën kritike pas marrëveshjes paraprake, i shet të pandehurit B.H. shtatë qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 2.73 gram, për çmimin prej 25 euro dhe menjëherë pas kësaj, zihet në flagrancë nga ana e policisë duke bërë shitblerjen e substancës narkotike të llojit marihuanë me të pandehurin A.A. në banesën e tij, ndërsa me rastin e kontrollit të banesës nga ana e Policisë së Kosovës, në dhomën e gjumit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 25 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 8.25 gram, të përgatitura për shitje, një qese tjetër me peshë 6.54 gram, 80 copë qese të zbrazëta të plastikës që shërbejnë për mbushjen e marhuanës, një qese me 10 copë fara të substancës narkotike të llojit Kanabis Sativa me peshë 0.4 gram, si dhe një peshore për matjen e marihuanës. Ndërsa të pandehurit B.H. dhe A.A. po të njëjtën ditë pa autorizim kanë poseduar substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 2.73 gram, të vendosur në shtatë qese të vogla najloni, të cilat paraprakisht i kishte blerë nga i pandehuri Sh.M”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Për zgjedhjet e 8 majit në RMV u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit – si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City