LAJMI I FUNDIT:

Demolohet autobusi i lojtarëve të KB Peja në Mitrovicë, pas ndeshjes me Trepçën

Demolohet autobusi i lojtarëve të KB Peja në Mitrovicë, pas ndeshjes me Trepçën

Pas përfundimit të ndeshjes basketbollistike në mes të Trepçës dhe Pejës është sulmuar autobusi i KB Peja.

Autobusi në të cilin gjendeshin lojtarët dhe stafi i KB Peja është sulmuar me gur në qytetin e Mitrovicës, por për fat të mirë kishte vetëm dëme materiale.


KB Peja e fitoi ndeshjen në “Minatori” me rezultat 71-68.

RTV Dukagjini ka provuar të kontaktojë më Policinë e Kosovës në rajonin e Mitrovicës, në dalje të së cilës është zhvilluar loja, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.