LAJMI I FUNDIT:

Demiral thuhet se ka rezultuar pozitiv me Covid-19

Demiral thuhet se ka rezultuar pozitiv me Covid-19

Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral ka rezultuar pozitiv për COVID-19 teksa ishte në detyrë ndërkombëtare me Turqinë, pretendojnë mediat italiane.

Mbrojtësi u bashkua me ekipin e tij kombëtar pavarësisht se u dëmtua dhe Tuttosport raporton se ai doli pozitiv për COVID javën e kaluar.


Gazeta me bazë në Torino raporton se Demiral mund të kthehet në Torino duke përdorur një fluturim mjekësor, të ngjashëm me atë të marrë nga Cristiano Ronaldo në tetor, kur ylli portugez gjithashtu u infektua me ekipin e tij kombëtar.

La Gazzetta dello Sport konfirmon që Demiral ishte pozitiv për COVID, por shton se Juventusi nuk pranoi të komentonte pasi lojtari është në detyrë ndërkombëtare për momentin.

Demiral do të kalojë periudhën e karantinës në J Hotel të Juventusit.

Juventus përballet me Torinon në Derby della Mole të shtunën mbrëma, ndërsa ish-mbrojtësi i Sassuolos është lojtari i dhjetë i Juventusit që rezulton pozitiv për COVID që nga fillimi i pandemisë.

Daniele Rugani, Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala ishin testuar pozitivisht në sezonin 2019-20, ndërsa Cristiano Ronaldo, Ëeston McKennie, Juan Cuadrado, Matthijs De Ligt, Alex Sandro dhe Rodrigo Bentancur rezultuan pozitivë këtë sezon. /Telegrafi/