LAJMI I FUNDIT:

Demi: Zero përgjegjësi e gjyqtarëve dhe prokurorëve, vetting sa më parë

Demi: Zero përgjegjësi e gjyqtarëve dhe prokurorëve, vetting sa më parë

Drejtori i hulumtimeve në Institutin për Studime të Avancuara (GAP), Agron Demi ka kritikuar gjyqtarë e prokurorë të sistemit të drejtësisë në Kosovë për neglizhencë dhe papërgjegjësi në shqiptim të dënimeve ndaj atyre që kanë kryer dhunë seksuale.

Demi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial nuk kanë të drëjtë të ankohen për ndërhyrje në punën e tyre dhe të thirren në pavarësi e profesionalizëm


“Janë 219 gjykatës që për krime seksuale kanë shqiptu vetëm dënime me kusht, me gjobë ose kanë leju parashkrimin e rasteve. Në 85% të rasteve viktimat janë vajza të mitura”, ka shkruar Demi.

Më tej, Demi ka thënë se “Janë edhe 140 prokurorë që kanë leju që lëndët e krimeve seksuale të parashkruhen. Janë me dhjetëra gjyqtarë tjerë që kanë dhënë dënime me burg nën limitin e paraparë ligjor. Janë së paku 359 gjykatës e prokurorë që ‘në emër të popullit’ kanë marr anën e abuzuesve kundër pjesëtareve më të pambrojtura të shoqërisë”.

“Zero përgjegjësi”.

“E del sot Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial edhe ankohen për ndërhyrje në punën e tyre e thirren në pavarësi e profesionalizëm. Të njejtat këshilla që në vitin 2019, 95% e prokurorëve dhe 99% e gjyqtarëve i kanë vlerësu ‘mirë’ ose ‘shumë mirë’ dhe asnjë nuk u vlerësu ‘pamjaftueshëm’”, ka shkruar ai, duke kërkuar vetting në drejtësi sa më parë, transmeton Telegrafi.

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sot lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares, duke i bërë fajtorë gjyqtarët dhe prokurorët për mos efikasitet në lëndët që kanë të bëjnë me dhunë dhe drejtësi selektive.

“Mijëra qytetarë, të mërkurën, kërkuan shkarkim të gjykatësve që kanë dhënë dënime nën minimalen e lejuar me ligj për rastet e dhunës seksuale, dhe shkarkim të prokurorëve për neglizhencë ndaj këtyre rasteve”, ka thënë Kurti.

Rasti i dhunimit i të miturës, Kurti: Nuk mjaftojnë dy dorëheqje, ku është morali i gjyqtarëve e prokurorëve?
Lexo po ashtu Rasti i dhunimit i të miturës, Kurti: Nuk mjaftojnë dy dorëheqje, ku është morali i gjyqtarëve e prokurorëve?

“Sot është dita e tretë, ndërsa KGjK e KPK janë ende në heshtje. Asnjë fjalë lidhur me veprimet që do të ndërmarrin. Është bërë kohë e gjatë me drejtësi selektive e të pabarabartë, barra e rëndë e së cilës bie mbi supet e viktimave, kryesisht gra dhe vajza. Mosndëshkueshmëria ndaj dhunuesve, e edhe ndaj atyre që po i sjellin këto vendime, është e papranueshme”, ka thënë Kurti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ndaj deklaratave të kryeministrit Kurti.

KGJK dhe KPK i reagojnë kryeministrit Kurti: Nuk jemi si të tjerët, jemi të përgjegjshëm dhe profesionalë
Lexo po ashtu KGJK dhe KPK i reagojnë kryeministrit Kurti: Nuk jemi si të tjerët, jemi të përgjegjshëm dhe profesionalë

Në reagimin e tyre thuhet se “në raport me këtë çështje sillemi si institucione të përgjegjshme, të pavarura dhe profesionale dhe jo si disa institucione që përmes reagimeve me deklarata publike nuk përngjajnë në institucione shtetërore”.

Po ashtu, KGJK dhe KPK thonë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme për trajtimin e rastit në fjalë me profesionalizëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori