LAJMI I FUNDIT:

Demi Lovato thotë se u përdhunua si adoleshente nga dikush që e njihte

Demi Lovato thotë se u përdhunua si adoleshente nga dikush që e njihte
Demi Lovato (Foto: YouTube)

Demi Lovato zbuloi se është përdhunuar si adoleshente ndërsa punonte për ‘Disney Channel’ në fund të viteve 2000 nga dikush që nuk u përball me pasojat kur zbuloi se çfarë ndodhi.

Këngëtarja nuk ka zbuluar personin, vetëm se ajo ‘duhej ta shihte këtë person gjatë gjithë kohës’ më pas.


Këto ishin pjesë e ‘Demi Lovato: Dancing with the Devil’, premiera e të cilit ishte të martën në SXSW, ku flet më shumë për traumën, varësinë dhe mbidozën nga droga.

Demi Lovato (Foto: YouTube)

Në disa intervista të filmuara gjatë vitit 2020, Lovato përshkroi çrregullimin e ushqimit dhe kontrollin nga ekipi i saj i atëhershëm në 2018 që kontribuuan në thyerjen e gjashtë viteve të maturisë dhe mbidozën që e çoi atë në qendrën mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles për disa javë.

Kthimi i saj, tha ajo, pasqyroi përvojën që kishte si adoleshente. “Kam humbur virgjërinë time në një përdhunim”, tha ajo. “Unë e thirra atë person një muaj më vonë dhe u përpoqa të flisja me të dhe gjithçka që bëri ishte vetëm të më bënte të ndihesha më keq”.

Demi nuk tregoi se kur saktësisht ndodhi sulmi, por vuri në dukje se ishte gjatë kohës si pjesë e ‘Disney’.

Krijuesja e hitit “Heart Attack” përshkroi përvojën e saj në dy intervista të mëparshme: në njërën kur u paraqit në “American Music Awards” në 2008 dhe më pas në setin e “Camp Rock 2”, ku theksoi se ishte bërë ‘më e vetëdijshme për jetën e njerëzit dhe mënyra se si funksionin biznesi’.

“Unë mendoj se jam në gjendje të mbroj veten pak më shumë”, deklaroi Lovato. /Telegrafi/

Demi Lovato (Foto: YouTube)

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori