Demi i arratisur ndërpret ndeshjen e kriketit në Angli


Një ndeshje kriketi në Newcastle të Anglisë u anulua kur një dem i arratisur hyri në fushë dhe u sul drejt lojtarëve.
Demi hyri në fushë të shtunën në Burnopfield Cricket Club gjatë një ndeshjeje kundër Hetton Lyons Cricket Club.
Videoja e ndarë nga Hetton Lyons Cricket Club, tregon demin duke u sulur drejt lojtarëve dhe një arbitri, transmeton Telegrafi.
Demi, i cili kishte ikur nga një fermë aty pranë, i shpëtoi përpjekjeve për ta larguar nga bari.
Pronari i kafshës solli një lopë në vendngjarje në një përpjekje për ta qetësuar kafshën e shqetësuar, por ajo nuk u josh.
Ndeshja përfundoi duke u anuluar kur demi refuzoi të lëvizte.
Policia e Durhamit konfirmoi se demi u kthye përfundimisht në vendin e tij të mbyllur. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































