Demenca është emri që i jepet një grupi simptomash që ndërlidhen me një ngadalësim të vazhdueshëm të funksionit të trurit.

Lloji më i zakonshëm i demencës është Alzheimeri dhe demenca vaskulare, transmeton Telegrafi.

Sëmundja e Alzheimerit shkaktohet nga një ndërtim anormal i proteinave në apo rreth qelizave të trurit, ndërkaq demenca vaskulare shkaktohet nga një qarkullim i reduktuar i gjakut në tru.

Faktorët e rrezikut për secilin lloj të demencës varen. Por, kush janë më të prirë ta zhvillojnë demencën: meshkujt apo femrat?

Sipas Shoqatës së Alzheimerit, femrat janë më të rrezikuara nga kjo sëmundje.

Ata shtojnë se ende nuk dihet arsyeja e saktë se përse femrat janë më të rrezikuara, por besohet se ndërlidhet diçka me gjenetikën.

Megjithatë, meshkujt janë më të prirë ta zhvillojnë demencën vaskulare. /Telegrafi/