LAJMI I FUNDIT:

Demantohen informacionet për barokizimin e disa objekteve në Shkup

Demantohen informacionet për barokizimin e disa objekteve në Shkup

Ministria e kulturës demanton ashpër informacionet se do të barokizohet pamja e jashtme e objekteve kombëtare, si Opera dhe Baleti i Maqedonisë dhe Biblioteka kombëtare universitare „Shën Klimenti i Ohrit“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo ministri i trajton si informacione të kota dhe të pavërteta. Sipas tyre, një barokizim i këtyre objekteve nuk do të ndodhë pasi që këto objekte janë ndërtuar në shekullin e kaluar dhe sipas ideve konkrete dhe se pamja e tyre është autentike./Telegrafi/