Dy hendbollistet e Kosovës, Leonora Demaj dhe Marigona Hajdari e kanë nisur edicionin e ri në njërën prej ligave më të forta në botë, Superligën e Danimarkës.

Të mërkurë mbrëma, Hajdari e Demaj kanë pasur paraqitje të mirë për Ringkobingkun që u mposht në shtëpi nga Aarhus United me rezultat 30:26. Ndeshja ishte e barabartë dhe e fortë deri në fund.

Kapitenia e Kombëtares së Kosovës, Demaj, realizoi katër gola nga shtatë tentime. Ndërsa Marigona Hajdari kishte tri gola nga shtatë tentime.

Organizatorja kryesore e Ringkobingut, por edhe e Kosovës, Hajdari, është shquar edhe me shtatë asistime.

Forma e dy prej lojtareve kryesore të Kosovës, është lajm shumë i mirë në prag të ndeshjeve me Ishujt Faroe.

Reklama