Ylli i Tottenham Hotspurs, Dela Alli, po kalon pushimet verore me një vajzë të quajtur Ruby Mae në Mykonos të Greqisë.

Dhe këto pushime nuk do t’i kujtojë për të mirë sepse ka pësuar një kolaps duke u alivanosur pas një mbrëmje fantastike.

Raportohet se shkaku i nxehtësisë si dhe alkoolit të tepruar, lojtari nuk ishte në gjendje të lëvizte dhe për këtë intervenoi e dashura e lojtarit, e cila menjëherë kërkoi ndihmë tek zyrtarët e hotelit.

Rojet e sigurisë erdhën urgjentisht dhe më pas duke e mbajtur për krah e dërguan tek mjekët e hotelit.

Ndryshe, reprezentuesi anglez thuhet se ka festuar gjer në orët e para të mëngjesit shkaku që e dashura festonte ditëlindjen e 25-të. /Telegrafi/