LAJMI I FUNDIT:

Deliu-Kodra: Shtyrja e liberalizimit, njëri prej lajmeve më të këqija për këtë fund vit

Deliu-Kodra: Shtyrja e liberalizimit, njëri prej lajmeve më të këqija për këtë fund vit
Blerta Deliu-Kodra (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, duke përfshirë demarkacionin dhe luftën kundër korrupsionit, dhe është pritur të merren sinjale pozitive, por shtyrja e këtij procesi është lajmi më i keq për qytetarët në këtë fundvit.

Ajo këto komente i bëri në seancën e jashtëzakonshmet të Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet me kërkesë të opozitës për liberalizimin e vizave, pas me deklaratës së djeshme të komisionarit evropian për Zgjerim Johaness Hahn se nuk do të ketë heqje të regjimit të vizave deri në vitin 2020.


“Ishte deklaratë dekurajuese për qytetarët e Kosovës. Para kësaj deklarate duhet të kthejë vëmendjen që kemi pasur me Avdullah Hotin dhe Glauk Konjufcën në Bruksel, në një takim në PE, ku përfaqësues të PE-së i adresuan shqetësimet që Kosovës po i bëhet e padrejtë sa i përket mos dhënies së vizave. Edhe në këtë takim u tha qartë se procesi po shndërrohet në diçka politike. Këtë e kanë thënë vetë zyrtarë të BE-së dhe është njëri prej lajmeve më të këqija që kemi marrë për këtë fund vit”, ka thënë ajo, raporton KP.

Deliu-Kodra kritikoi opozitën rreth reagimit të saj për liberalizimin e vizave, duke thënë se Kosova do të vazhdojë me punën e saj në forcimin e institucioneve, për të përafruar vendin në rrugëtimin e saj euroatlantik, ndërsa shtoi se BE duhet të trajtojë Kosovën njëjtë sikur vendet tjera të rajonit, të cilat kanë përfituar më herët nga ky proces.

Për më tepër, deputetja Deliu-Kodra tha se qytetarët janë me të drejtë të dekurajuar me deklaratën e komisionarit evropian për Zgjerim Johaness Hahn se nuk do të ketë heqje të regjimit të vizave deri në vitin 2020.

Ajo theksoi se është lajm i keq që Kosova nuk është pjesë e agjendës për heqjen e vizave këtë vit, pasi liberalizimi i vozave do të sillte Kosovën më afër BE-së dhe do të lehtësonte udhëtimin e qytetarëve drejt vendeve të Zonës Shëngen.

“Ka një numër i shteteve se Kosova do të jetë vatër e migrimit dhe qytetarët do të lëvizin në një pjesë të këtyre shteteve. Kosova ka bërë progres sipas raportit të Eurostatit dhe nuk figurojmë në mesin e 30 vendeve që paraqesin rrezik për migrim dhe ua kemi bërë të qartë miqve tanë”, tha Deliu-Kodra./Telegrafi/