LAJMI I FUNDIT:

Deliu-Kodra: Një qeveri pa legjitimitet vështirë që mund të lëvizë agjendën integruese

Deliu-Kodra: Një qeveri pa legjitimitet vështirë që mund të lëvizë agjendën integruese
Foto: Arkiv

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Integrim Evropian, ka thënë se procesi i integrimit evropian, nuk është i vetëm një qeverie, por është proces i qeverive me radhë.

Ajo theksoi se Kosovës në këtë fazë i nevojitet një qeveri e cila punon për sundimin e ligjit dhe e cila i kryen obligimet në raport me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe proceset e tjera.


“Procesi i integrimit evropian nuk është proces i vetëm një qeverie, është proces i zgjatur i qeverive me radhë të cilat e kanë filluar dhe janë pjesë edhe e procesit integrues por edhe liberalizimit të vizave, natyrisht është shumë e rëndësishme që qeveria çfarëdo që është ajo ta ketë legjitimitetin e sajë të plotë dhe të jetë në funksion që t’i kryej detyrat e saj. Po e them një qeveri e cila nuk ka një legjitimitet vështirë që mund të lëvizë agjendën integruese. Kosovës në këtë fazë më së shumti i duhet një qeveri e cila punon për sundimin e ligjit, e cila i kryen obligimet që i kemi marrë në raport me Marrëveshjen e stabilizim-asociimit dhe proceset e tjera që i ndihmojnë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Deliu

Deliu para mediave u shpreh se, në takimin e sotëm të këtij komisioni, kanë diskutuar edhe rreth raportit të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial, transmeton KP.

“Takimi i sotëm është ftuar nga kryetari i Komisionit për të diskutuar raportin e Këshillit gjyqësor dhe atë prokurorial, gjithmonë duke tentuar të ruajmë autoritetin e këtyre institucioneve të pavarura të cilat janë duke u sfiduar sidomos këtyre ditëve të fundit dhe kemi diskutuar në konfidencialitet këtë raport, gjithashtu kemi diskutuar lidhur me një raport që Komisioni për Integrime i ka kërkuar ministrit të Integrimit që lidhet me pandeminë dhe me atë se sa shtetet e BE-së e kanë ndihmuar Kosovën gjatë kësaj faze të pandemisë”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori