LAJMI I FUNDIT:

Deliu-Kodra i kërkon sqarim ministrit Çeku për artikullin propagandues për promovimin negativ të Kosovës në Francë

Deliu-Kodra i kërkon sqarim ministrit Çeku për artikullin propagandues për promovimin negativ të Kosovës në Francë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu Kodra ka ngritur një shqetësim në lidhje me një artikull në revistën franceze “Le Petit”, ku e paraqet Kosovën si vendi i lindjes së manastireve ortodokse.

Deliu Kodra gjatë fjalës së saj në seancën e Kuvendit të Kosovës, tha se ky shkrim është sponsorizuar nga Qeveria e Kosovës, respektivisht nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.


“Abelard Tahiri javën e kaluar ka thënë se në një revistë në Francë është publikuar një shkrim që në Kosovë kanë lindur manastiret ortodokse serbe. Kemi para vetes një kontratë të konfirmuar se ka pasur bashkëpunim që Qeveria e Kosovës ka promovuar Kosovën si vend që kanë lindur manastiret ortodokse serbe. Ky publikim është sponsorizuar nga taksat e Republikës së Kosovës”, tha ajo duke shtuar se “Nuk është asgjë më shumë e as më pak se sa doktrinë zyrtare e Serbisë”.

Tutje u shpreh se ky është një skandal dhe duhet të ketë reagim të menjëhershëm nga institucionet e vendit për heqjen e këtij artikulli i cili ende figuron në web faqen e revistës.

“Pas këtij skandali kemi pasur dhe reagimin e Ministrisë së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë që kanë deklaruar se do t’i ndjekin rrugët ligjore dhe është thënë që kanë nisur procedurat për demantim të këtij titulli i cili siç e thash mban siglën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Para vetes kemi një marrëveshje bashkëpunimi të vitit 2022. Kërkoj nga kjo ministri të na tregoj për këtë. Nuk mund të heshtim karshi këtij skandali, duke promovuar doktrinën serbe. Në web faqen e revistës ende është artikulli i këtij promovimi”, ka thënë Deliu.

Në lidhje me këtë reagoi ministri Ministrisë së Kulturës, Hajrulla Çeku i cili tha se kanë bërë kërkesë zyrtare për heqjen e këtij artikulli, përcjell Telegrafi.

Ai tha se kanë angazhuar avokat që të ngrisin padi për shkelje të marrëveshjes nga ana e revistës franceze.

“Kërkesa zyrtare për tërheqjen zyrtare të këtij artikulli është dërguar. Dhe kërkesa do të jetë e vazhdueshme deri në heqjen e këtij artikulli. Janë angazhuar avokatët për të ngritur padi për shkelje të marrëveshjes. Marrëveshja me revistën është lidhur në vitin 2016. Artikulli në fjalë asnjëherë nuk është autorizuar nga Ministria e Industrisë. Ka shkresa ku nga ministria kërkon rregullimin e artikullit, dhe revista e konfirmon këtë…”, ka thënë Çeku.

Ndërsa, sërish Kodra-Deliu reagoi me datën e lidhjes së kontratës, ku tha se kontrata e lidhur është e datës 29.07.2022 e jo e vitit 2016.

“Thatë që kontrata është lidhur në vitin 2016, ndërsa kontrata është lidhur 29.07.2022 prandaj nuk bëhet fjalë për marrëveshje paraprake. 50 milionë qytetarëve francez u është propaganduar që e promovon Kosovën si vend i lindjes së manastireve ortodokse. Prandaj konfirmone që keni filluar nisje të padisë, nëse nuk ka konfirmim të tillë ne do të iniciojmë mocion për shkarkimin e ministres për dëmin që i ka shkaktuar Kosovës, sepse këto janë mjete të taksapaguesve të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Deliu-Kodra. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori