LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni nga rajoni i Alzasit për vizitë në Shkup

Delegacioni nga rajoni i Alzasit për vizitë në Shkup

Delegacioni i lartë francez nga rajoni Alzas është për vizitë në Maqedoni me qëllim të promovimit të këtij rajoni dhe për përparimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Delegacioni i udhëhequr nga drejtori i Agjencisë për promovim të rajonit Alzas, Filip Shikrun, ndërsa në përbërjen e tij janë këshilltarë, promotorë ekonomikë dhe përfaqësues të shoqatavem si dhe kuzhinierë dhe pastiçier të njohur, të cilët do ta promovojnë atë rajon, veçanërisht në plan ekonomik, turistik dhe gastronomik. Mysafirët, siç njoftohet, do të takohen edhe me disa autoritete të Maqedonisë,


Sipas programit, nesër pasdite do të mbahet takim me titullin ‘Mirë se erdhe Alzas’, ku do të jenë të pranishëm anëtarët e delegacionit franzez dhe përfaqësuese të sektorit afarist në Maqedoni. /Telegrafi/