LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni nga Kosova merr përvojat britanike të drejtësisë

Delegacioni nga Kosova merr përvojat britanike të drejtësisë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Peci, dhe anëtarët e tjerë të delegacionit nga radhët e sistemit të Drejtësisë, si dhe, përfaqësues të Ambasadës amerikane në Kosovë dhe Ambasadës britanike në Kosovë, janë në një vizitë tre ditore në Mbretërinë e Bashkuar.

Delegacioni kosovar ka pasur takime me Gjykatën më të madhe penale në tërë Mbretërinë e Bashkuar, Old Bailey, ku u shkëmbyen përvojat në lidhje me luftimin efikas të kriminalitetit. Po ashtu, delegacioni kosovar ka vizituar edhe Gjykatën Supreme të Mbretërisë së Bashkuar.


Gjatë ditës së sotme Kryeprokurori Lumezi dhe delegacioni kosovar do të takohen edhe me Këshillin Britanik për Politika Ndëshkimore, ku do të shtjellohen tema në lidhje me zbatimin e udhëzuesve për politika ndëshkimore, si dhe, marrja e përvojave britanike me mundësinë që të njëjtat të gjejnë zbatimin edhe në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Po ashtu, me organizimin e Shoqatës shqiptaro-britanike të Avokatëve, Kryeprokurori Lumezi dhe delegacioni kosovar i drejtësisë, do të marrin pjesë në ligjëratën me temë “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e sistemit të Drejtësisë në Kosovë”, që do të mbahet në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar.

Vizitën e delegacionit nga radhët e sistemit të Drejtësisë e ka mundësuar Zyra e UNDP-së në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori